Gazetari Basir Çollaku ka kritikuar mënyrën se si SPAK po menaxhon hetimet për dosjet e fundit të trafikut të drogës, duke u shprehur se Struktura e Posaçme duhet të jetë më aktive dhe më transparente për çështjet që, sipas tij, prekin nivelet më të larta të pushtetit.
I ftuar në emisionin "Task Force" në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, Çollaku deklaroi se në dosjet hetimore përmenden autoritete politike dhe funksionarë shtetërorë.
Ai shtoi se takimet në Aruba, Antverp, Majorka dhe Monako janë të dokumentuara me fotografi dhe video, duke kërkuar që SPAK të sqarojë publikisht se cilët janë zyrtarët që dyshohet se janë të përfshirë në hetim.
Debati në studio:
Meço: Pra... se dua të qëndroj pak dhe te ky hetimi që ju thatë se... hetimi ju i kërkuat ashtu si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një kongresmen e kërkon ashtu sikurse...
Çollaku: Ndoshta, patjetër duhet të jetë po e konverguar dhe forcat sepse edhe SHBA-të janë një nga investitorët më të mëdhenj të drejtësisë në Shqipëri. Kur gjenden në gjendje...
Meço: Po SPAK-u po e bën këtë gjë? A po e bën SPAK-u vetë këtë gjë?
Çollaku: SPAK-u ka një dremitje aktuale, ndoshta dhe parashikimi i motit e ka favorizuar, duhet të ishte më intensiv. Në raport me dosjet e trafikut të drogës, dosjet e muajve të fundit të SPAK-ut janë ndër dosjet më të mëdha të hetuara. Por këtu, kush është pesha e SPAK-ut dhe cila është pesha e partnerëve? Sepse dy-tre dosjet e fundit le të themi që kanë një rol të rëndësishëm edhe në jetën ekonomike edhe politike të vendit. Ku është Aruba dhe të tjera të rreth saj. Që janë të lidhura edhe me akshin edhe me ballukun. Pra ne kemi narko-dosje të lidhura me pushtetin, me emra konkretë të pandehurish që shkojnë edhe te akshi edhe te balluku si dosje. Dhe natyrisht shkojnë te rama, sepse kur ai ka pasur përfaqësues, do po e them, qeveritarë, të biznesit, të parlamentit, të medias, tha njerëz. Dhe pse dua të merremi me këtë gjë gjatë para se të hynim këtu, se po shoh le të themi alarme qoftë mediatike dhe juridike. Dhe struktura e posaçme këtu është pak deficitare, natyrisht ajo nuk do të cenojë sekretin hetimor për të shkuar më tej, po kur thotë... dalin politikanët duke e pritur atë trokitjen e BKH-së, s'kam qenë, s'kam qenë në Aruba. Të gjithë e dinë, nuk bëhet fjalë...
Meço: Sot Damian Gjiknuri kishte bërë një deklaratë të fortë të shprehur se nuk kam qenë dhe mbaj përgjegjësinë e plotë për mosprezencën time në Aruba dhe ka kërkuar avokatit të bëjë ndjekje penale ndaj avokatit...
Çollaku: E lexova, e lexova... Natyrisht, zoti Gjiknuri e di shumë mirë se ku ka qenë dhe ku nuk ka qenë. Dhe tagri i tij për t'ju drejtuar gjykatës nëse avokati në deklarimin e bërë ka apo jo të drejtë, do ta marrin vendimmarrjet gjyqësore. Por ajo që dua të them unë për të gjithë ata që kanë interes, sidomos qytetarët që na ndjekin, se politikanët nuk kanë interes se do flitet për këtë gjë, kanë jo interes. Takime kanë qenë në Antverp, në Majorka, në Aruba, në Monako. Të paktën katër takime dhe janë të gjithë të dokumentuara me fotografi, me video, me transparencë të mjaftueshme për të njohur secilin nga pjesëmarrësit. Të shtrirë në këtë gjeografi pushtetesh dhe ekonomike që unë përmenda më herët. Të gjithë... Është ende herët për secilin nga politikanët dhe biznesmenët të përmend, le të themi... Nëse kanë marrë garanci nga hetuesit vendas se një pjesë e dosjes nuk do të dali, shumë prej tyre do të teprojnë duke thënë s'kam qenë apo nuk kam qenë në një adresë të caktuar. Por thënia e strukturës së posaçme publikisht, kur në vendimet e gjykatës të publikuara tashmë, që të gjithë ne kemi aksesuar, theksohet që ka pasur autoritete politike dhe funksionarë shtetërorë. Pra këto dy emërtesa të SPAK-ut janë në dosje.
Meço: Janë në dosje, pra e qartë.
Çollaku: Atëherë, na tregojnë të nderuar sepse kjo është marrëdhënia me publikun e hetimit, e drejtësisë, aleat kryesor besoj qytetarët ka. Këto autoritete politike dhe funksionarë shtetërorë të përfshirë në këtë vepër penale. Ata thonë 278, një, dy e fraksione. Kjo historia e fraksioneve nuk më shijon shumë sepse më kujton inceneratorët.
© SYRI.net