VIDEO/ Çollaku: Rama nuk mund të jetë organizator i Samitit të Arubës dhe i Samitit të NATO-s

18:26, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Shqipërisë kanë nisur prej kohësh.

Sipas Çollakut, çështjet e sigurisë kombëtare dhe disa kontrata të rëndësishme publike janë orientuar drejt subjekteve dhe vendeve jashtë hapësirës euroatlantike, duke sjellë sipas tij reagime dhe ndërhyrje nga aleatët strategjikë.

Duke folur për organizimin e samitit të NATO-s në Shqipëri, Çollaku tha se vendi duhet ta mirëpresë këtë ngjarje, por sipas tij problemi lidhet me figurën politike të kryeministrit Rama.

‘Por të organizosh dy samite, edhe samitin e kokainës edhe samitin e NATO-s, nuk mund të jetë i njëjti individ’, tha Çollaku.

 ‘Po të shkojmë, unë them që ka nisur pak më herët. T'a marrim me shumë tendera që i përkasin fushës së mbrojtjes dhe të sigurisë, të cilët Rama i ka nxjerrë le të themi si shërbime dhe si koncesione jashtë aleancës. Fillojmë këtu me Porto Romanon që u desh ndërhyrja amerikane që mos të shkonte si investim te rusët, tek aleatët e Ramës dhe jo të Shqipërisë, dhe tek disa punë të tjera publike dhe tendera që shkuan tek vendet arabe, po përmendim këtu Smart City-n.

Pra, edhe këtu kemi një zhvendosje, le të themi të larguar pikërisht për të mos financuar atë çfarë amerikanët donin mos shkonte në këtë destinacion. Pra, është një 140 milionë euro. Pra, një tjetër tender për çështje të sigurisë kombëtare, të dhënave vërtet me ndjeshmëri sensitive. Ka tjetër bashkëpunime me rusë, me kinezë, me vendet arabe.

Pra, po i zhvendoste le të themi shërbimet delikate të sigurisë jashtë aleancës. Filloi që këtu dhe shqetësimi dhe alarmi i partnerëve ka kohë që ka mbërritur në këtë drejtim. Ka pasur le të themi qortime sekrete ndaj Ramës.

Por çfarë ndodh? Unë e kam përmendur shpesh dhe kam qenë i bindur që... thashë siç tha me të drejtë Peka, është mirë dhe është e domosdoshme që shqiptarët ta kenë këtë samitin. Është më mirë të kenë samitin dhe të mos kenë Ramën. Kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë, edhe për NATO-n edhe për Shqipërinë.

Por, të organizosh dy samite, edhe samitin e kokainës, edhe samitin e NATO-s, nuk mund të jetë i njëjti individ. Pra, Rama që çon përfaqësues shtetërorë, qeveritarë, politikë, mediatikë në takimin e kokainës, në takimet ndjesë, se janë katër nuk është një...

Unë them që kjo është arsyeja kryesore dhe thelbësore. Pastaj kemi diçka zyrtare po themi. Nisma e kongresmenit Wilson. Pra, kongresmenit republikan, që po shkon drejt miratimit që administrata Trump të hetojë qeverinë shqiptare për përfshirjen në trafikun e drogës dhe lehtësirat që u ka siguruar trafikantëve.

Është hera e parë që ndodh një, se është edhe lemeri, imagjino tani të të hetojnë si qeveri të lidhur me trafikun e drogës. Si mund të të besojë një qeveri e lidhur me këtë aferë të rëndë kriminale, miliardash? Pra, le të themi që grupet kriminale shqiptare, bandat e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, në pastrim miliardash në Shqipëri, kanë një firmëtar.

Ky firmëtar është Edi Rama. Dhe ka diçka tjetër këtu le të themi te kjo nismë e kongresmenit Wilson, që njihet si një nga miqtë e afërt të presidentit Trump. Dhe në narrativën e Ramës për ta shfaqur këtë reagim mbarëpopullor, këto protesta kundër tij si gjoja... është një gënjeshtër e madhe publike, një viktimizim i Ramës e gjoja po shfaqet si martir i mbrojtjes...

Ku vetë thelbi është një përpëlitje e Ramës për të shpëtuar. Tani, edhe samitet që konkluduan me Arubën, janë le të themi një bord kokaine i grupeve dhe organizatave kriminale, të cilët e kanë përdorur Ramën thjesht për të thënë po. Çfarë ndodh te kjo e fundit? Mafia dhe qeveria përballen me njëri-tjetrin për kontroll territori. Kush e ka kontrolluar territorin e Shqipërisë sipas gjërave të publikuara? Trafikantët e drogës.

Jo, jo, nuk është ai. Njeriu i vetëm që u pranon vendimet trafikantëve është Edi Rama. Libri vetë nuk flet për trafikantët. Dua të them që personi i cili e ka në dorë firmën, vulën, gjithçka për ta përdorur territorin si të duash, është Edi Rama, pra firmëhedhësi.

Dhe këtu... që nga rrëzimi i kërkesës së SPAK-ut në parlament për mosheqjen e imunitetit, kryeministri në Shqipëri është Belinda Balluku. Nuk është Edi Rama. Ajo është vendimmarrja edhe politike, edhe administrative, edhe për zhvillimet e tjera e emergjencat. Dhe më ka bërë përshtypje një fakt shumë interesant: në 80% të lëndës së përgjimeve të Sky Encro-s, material të cilin amerikanët e kanë marrë që vitin e shkuar, emrat më të lakuar janë Edi Rama, Taulant Balla. Në 80% të të gjithë bisedimeve.

Pse përmenden këto dy individë? Rama dhe Balla. Pastaj të shkojmë më tej, a kanë qenë të dy përdorues të këtyre aplikacioneve? Asnjëri prej tyre nuk thotë dot jo. Ka dhe një diçka interesante që shoh tek kjo iniciativë e kongresmenit Wilson. Jam tërësisht i bindur që agjencitë amerikane të inteligjencës, të shërbimit, si DEA, CIA, e të gjitha këto që merren me këtë lloj... kanë filluar prej kohësh mbledhjen e materialeve për të bërë atë raportin.’, tha Basir Çollaku ndër të tjera në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco