Nga Alba Kepi/
NdĂ«rsa qeveria shqiptare vijon ta paraqesĂ« procesin e negociatave me Bashkimin Evropian si historinĂ« e suksesit tĂ« mandatit tĂ« saj, protesta mbi njĂ« muaj e popullit shqiptar ka zhvendosur debatin nga retorika politike te respektimi konkret i standardeve evropiane. ĂfarĂ« po ndodh prek mĂ«nyrĂ«n se si zbatohen detyrimet qĂ« burojnĂ« nga procesi i anĂ«tarĂ«simit, dialogun me shoqĂ«rinĂ« civile, shtetin e sĂ« drejtĂ«s dhe garantimin e lirive themelore. Mbi zhvillimet nĂ« ShqipĂ«ri, gazetarja Alba Kepi i kĂ«rkoi njĂ« koment zyrtar Komisionit Evropian.
Komisioni Evropian shmang çdo gjykim politik mbi çështjen konkrete, por kujton se asnjë projekt dhe asnjë vendim i autoriteteve shqiptare nuk mbetet jashtë monitorimit të procesit të anëtarësimit. Në përgjigjen e tij, Brukseli thekson se çdo projekt duhet të jetë në përputhje me kriteret e Kapitullit 27, se përmbushja e tyre do të verifikohet përpara mbylljes së kapitullit, se Komisioni është në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me qeverinë, por edhe me shoqërinë civile, dhe se garancitë e dhëna nga autoritetet shqiptare nuk zëvendësojnë verifikimin e institucioneve evropiane.
Po aq domethënës është edhe mesazhi për dimensionin demokratik të procesit të integrimit. Duke vlerësuar garantimin e protestës paqësore dhe duke rikujtuar se liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore evropiane, Komisioni Evropian lë të kuptohet se procesi i anëtarësimit nuk është vetëm një negociatë teknike mes Tiranës dhe Brukselit, por një vlerësim i vazhdueshëm i mënyrës se si ushtrohet pushteti, si zbatohen ligjet dhe si respektohen të drejtat e qytetarëve.
Për Bashkimin Evropian, progresi nuk matet vetëm me hapjen e grupkapitujve apo me ritmin e negociatave, por mbi të gjitha me mënyrën se si funksionon shteti i së drejtës, si respektohen procedurat ligjore, si përfshihet shoqëria civile në vendimmarrje dhe si garantohen të drejtat themelore të qytetarëve.
Komisioni Evropian, në një përgjigje zyrtare "on the record", që i atribuohet zëdhënësit të Komisionit Evropian, u shpreh si më poshtë:
Pyetje (Alba Kepi): A ka ky rast ndonjë ndikim në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kapitujt që lidhen me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm?
Përgjigje (Zëdhënës i Komisionit Evropian): Shqipëria është një nga vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit dhe ka bërë progres në mbrojtjen e mjedisit. Ky progres është i vlefshëm dhe duhet të njihet e të mbrohet. Në një situatë si kjo, është e rëndësishme që të gjithë të mbështetemi te faktet.
Sa i përket projektit në fjalë, siç ndodh me të gjitha projektet në zhvillim në Shqipëri, ai duhet të jetë në përputhje me kriteret e përcaktuara në Kapitullin 27 për mjedisin, në kuadër të procesit të anëtarësimit. Ky kapitull është aktualisht i hapur. Përpara se ai të mund të mbyllet, situata duhet të jetë plotësisht e qartësuar. Roli ynë do të jetë të verifikojmë nëse kriteret përkatëse janë përmbushur.
Pyetje (Alba Kepi): Si e monitoron Bashkimi Evropian zbatimin e projekteve të mëdha zhvillimore që prekin zona të mbrojtura natyrore në vende kandidate si Shqipëria?
Përgjigje (Zëdhënës i Komisionit Evropian): Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile.
Ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapat që mbështesin përmbushjen e kritereve për mbylljen e Kapitullit 27 dhe e ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.
Ne kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.
Pyetje (Alba Kepi): A ka mekanizma o instrumente që Bashkimi Evropian mund të përdorë në rastet kur konstatohet se standardet ose detyrimet mjedisore janë shkelur?
PĂ«rgjigje (ZĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit Evropian): Sa i pĂ«rket projektit nĂ« fjalĂ«, ashtu si edhe pĂ«r çdo projekt tjetĂ«r nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« anĂ«tarĂ«simit, ai duhet tĂ« jetĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kriteret e pĂ«rcaktuara nĂ« Kapitullin 27 pĂ«r mjedisin. Ky kapitull Ă«shtĂ« aktualisht i hapur. PĂ«rpara se ai tĂ« mund tĂ« mbyllet, situata duhet tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht e qartĂ«suar. Roli ynĂ« do tĂ« jetĂ« tĂ« verifikojmĂ« nĂ«se kriteret pĂ«rkatĂ«se janĂ« pĂ«rmbushur. Ne vlerĂ«sojmĂ« autoritetet shqiptare dhe PolicinĂ« e Shtetit pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s pĂ«r protestĂ« paqĂ«sore nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« rregullt. Tubimi paqĂ«sor dhe liria e shprehjes janĂ« tĂ« drejta themelore demokratike dhe vlera bazĂ« tĂ« Bashkimit Evropian.   Â
© SYRI.net