Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Diaspora nga Britania, Belgjika, Franca, Gjermania dhe Austria zbarkon në Tiranë/ Emigranti: Rama dorëhiqu sa s’është vonë

11:45, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me qindra emigrantë kanë vërshuar përgjatë Pikës Kufitare të Muriqanit në Shkodër, për t’iu bashkuar protestës masive të thirrur nga qytetarë në Tiranë në ditën e 35 të saj.

Me tone të ashpra, diaspora ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për krijimin e "luftërave imagjinare" dhe "shitjen e kombit".

Në një atmosferë të ndezur e të mbushur me entuziazëm, mesazhet drejtuar kreut të qeverisë kanë marrë edhe nota ironike.

Një prej qytetarëve nga diaspora, duke kujtuar ditëlindjen e kryeministrit, i ka uruar atij "pensionin" dhe e ka shpallur publikisht "të pushuar nga puna" që nga dita e hënë, në emër të të gjithë shqiptarëve.

Ky bashkim i paprecedentë mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të diasporës paralajmëron një stinë të nxehtë politike dhe një presion të shtuar mbi qeverinë aktuale.

Disa shqiptarë të Zvicrës, Italisë dhe Greqisë, kanë udhëtuar prej këmbësorisë dhe janë duke hyrë nga jugu, ndërsa pjesa tjetër, Britania, Belgjika, Franca, Gjermania dhe Austria po vijmë domethënë nga veriu. Dy ditë të mira, të plota si i thonë, sepse ishte dhe pjesa e logjistikës, takimi rrugës me njerëz, kështu që ishte sfidë në vete. Unë besoj që ky marshim i dytë, nga të dyja anët, për me bashku zërin me qëndrestarët në shesh është shumë i rëndësishëm. Komponenti i diasporës në këtë moment historik të kombit tonë, të shoqërisë shqiptare, është i jashtëzakonshëm. Në ardhjen tonë të parë, sepse edhe lançimi që kemi bërë nga Britania, ka qenë për objektiva të qarta që kjo protestë duhet të jetë politike.

Dhe që në ardhjen tonë të parë, i jemi afruar grupit të nismës së protestave në Tiranë, duke ia kërkuar me kusht që protesta të bëhet politike. Dhe tashmë objektivi jonë është akoma dhe më i qartë. I bëjmë thirrje Edi Ramës, mbretit të pa kurorë, Don Kishotit i cili krijon luftëra imagjinare, herë me agjentë iranianë e një ditë tjetër me agjentë grekë. Që kjo është betejë me shqiptarët. Se shqiptarët janë bërë bashkë. Shqiptarët në diasporë dhe shqiptarët në Shqipëri. Se e ke bërë baltë mor zotni. E ke shitur kombin. Ndaj, Edi Ramës ne i bëjmë një thirrje. Jemi këtu me një kusht të vetëm: dorëhiqu sa nuk është vonë. Hapi rrugën qeverisë tranzitore, apolitike. Që qeveria tranzitore apolitike të mandatohet për proceset demokratike.

 Një, për të ndryshuar kodin elektoral, nga kod proporcional rajonal në kod proporcional kombëtar, ku vota e çdo shqiptarit të jetë e barabartë. Dy, të hyjmë në zgjedhje me listat e hapura. Që të kemi një parlament vlerash, kemi parlament funksional dhe të largohemi nga parlamenti i jeniçerëve, parlamenti i shërbëtorëve siç është parlamenti që kemi tani. Tre, të hyjmë në zgjedhje me numërim elektronik, që të jetë sa më transparent. Katër, të bëhet depolitizimi i mirëfilltë i administratës. Sepse në 200,000 administratorë që sot ka Shqipëria, 80,000 janë patronazhistat që nuk shkojnë në punë, po deformojnë zgjedhjet nga zgjedhje të lira e të ndershme, i deformojnë në mënyrë absolute. Në këtë proces duhet gjithashtu që të bëhet një auditim i mirëfilltë i administratës që të largohemi nga kjo farsë që kemi parë në 36 vite.

Dhe e fundit fare, të prezantojmë dhe njëherë mundësinë e referendumeve, po jo me kushtet që janë tani, sepse tani referendumet pothuajse janë të pamundshme. Sepse duhet 50,000 vota për me lançu një referendum dhe duhet që 50% e popullsisë të marrë pjesë në votime. Pra duhet domethënë të vëmë kritere të tjera. Edi Rama, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu, se shqiptarët janë bërë bashkë.Kam një përshëndetje për Edi Ramën. Ka ditëlindjen zot. Urime ditëlindjen edhe pensionin. Nga dita e hënë e mbrapa je i pushuar nga puna. Nga të gjithë shqiptarët! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco