Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Dhunimi i protestuesit në qeli/ Muçollari: S’është rast sporadik, trishtuese kur policia e shtetit sillet si bandit

12:09, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ngjarja e rëndë e raportuar së fundmi brenda bllokut të sigurisë "Mine Peza" në kryeqytet, ku një qytetar i arrestuar gjatë protestës para Parlamentit ka rënë pre e dhunës brutale policore, është një tregues i qartë e panikut dhe gjendjes së rënduar psikologjike në të cilën ndodhet kryeministri dhe qeveria e tij.

Kështu u shpreh, anëtari i Kryesisë së PD, Grigel Muçollari i cili në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv, tha se prej 35 ditësh qytetarët protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa shtoi se dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve nuk konsiderohet një rast sporadik, por një organizim i mirëfilltë, ku efektivët mbulojnë veprimet e njëri-tjetrit me urdhra nga lart.

Nismën e re ligjore të ndërmarrë nga kongresmeni amerikan Joe Wilson në Kongresin e SHBA, e cila synon të detyrojë agjencitë ligjzbatuese të hetojnë lehtësirat që i janë bërë narkotrafikut në Shqipëri, për Muçollarin, një ligj i tillë pritet të hedhë dritë mbi pastrimin e qindra miliona eurove në tregun e pasurive imobiliare, një fenomen që po shkatërron konkurrencën dhe po e bën vendin të pajetueshëm.

Kalimi i kësaj nisme nga faza e deklaratave në një veprim konkret legjitim nga një institucion i lartë amerikan, thellon edhe më tej krizën e qeverisë, theksoi ai.

Që nga dita e djeshme kryeministri foli për eksport anijesh, shkolla ushtarake, që do të thotë që ka nevojë për transferimin e lajmit. Nga të gjitha tentativat e tij për të sfumuar, për të ndarë opinionin publik, më pas për të atakuar, për të bullizuar, për të intimiduar cilindo që proteston, sot po provon dhe teza të tjera, për të folur pikërisht për disa përralla të mëdha, të cilat nuk përputhen fare me realitetin. Sot realiteti është ky: qytetarët në ditën e 35-të janë në shesh. 35 ditë radhazi, qytetarë nga e gjithë Shqipëria, shqiptarë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Dhe po në të njëjtën kohë, çuditërisht, po në Kongresin Amerikan, një kongresmen kërkon miratimin e një ligji që detyron të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të hetuar lehtësimin që i ka bërë kryeministri Rama narkotrafikut.

Ky hap i hedhur nga Joe Wilson, nga kongresmeni Joe Wilson. Si lidhet dhe pse lidhet me këtë moment ku ndodhet Shqipëria ose sa efekt sheh ti që do të ketë tek e fundit? Folësi 1: Unë mendoj që nëse ligji do të kalojë dhe kam besim që do të kalojë, do të ketë një efekt shumë të mirë edhe për vetë marrëdhënien mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por mbi të gjitha dhe për publikun shqiptar. Ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur me këtë vend. Ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në tregun e pasurive imobiliare. Të gjithë e dimë që janë qindra miliona euro, miliarda euro, të cilat riqarkullohen dhe qarkullojnë në ekonominë vendase, të cilat nga një periudhë afatshkurtër mund të duket sikur furnizojnë ekonominë, por ama në thelb ato shkatërrojnë konkurrencën, shkatërrojnë perspektivën dhe patjetër e bëjnë Shqipërinë një qytet të pajetueshëm për njerëzit e ndershëm.

Që do të thotë që ky realitet që ne e kemi prekur, tashmë po provohet dhe tashmë është ekspozuar dhe në arenën ndërkombëtare. Nëse më përpara nëpërmjet lobimit ndërkombëtar, zoti Rama arrinte dhe përfitonte deklarata për një burrë shteti, sot po flasim për një institucion të shtetit amerikan, për Kongresin Amerikan, për një kongresmen që po merr një nismë ligjore. Që do të thotë nuk kemi të bëjmë tashmë vetëm me deklarata të cilat i kemi dëgjuar, po bëhet fjalë për një nismë ligjore. Dhe do të ishte shumë mirë për të hedhur dritë në mënyrë këtë radhë të pakundërshtueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë. Kjo do të jetë e para jo vetëm në konceptin që do të ndëshkohen disa krime shumë të rënda që janë bërë me këtë popull. Por mbi të gjitha do të rivendoset ajo marrëdhënia mes pushtetit dhe qytetarëve. Do të kuptohet që çdo gjë që mund të bëhet një ditë do të merret vesh, do të ketë transparencë.

Kështu që, protesta në ditën e 35-të të saj është e destinuar të ketë sukses. Është e destinuar të ketë sukses për të ndalur keqqeverisjen, por mbi të gjitha për të rivendosur rendin normal të një demokracie funksionale mes pushtetit edhe qytetarëve. Kështu që, kjo do ta konsideroja shumë të rëndësishme dhe patjetër që do t'i bëja ftesë çdo demokrati dhe çdo opozitari, në të drejtën e tyre legjitime që e kanë ushtruar prej 13 vitesh, të mbështesin protestën qytetare si një protestë që ka kërkesa të njëjta me kërkesat e opozitës, të njëjta me të gjitha partitë opozitare. Qytetarët nuk e duan më të qeverisen nga kjo qeveri. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë ne duhet ta mbështesim, duhet të mbështesin qytetarët, siç e shohim kemi një qeveri tashmë në panik, kemi një kryeministër që po ndërmerr akte të dhunshme. Në rastin e parë, në rastin e Zvërnecit, kishim të bënim me disa keqbërës të cilët ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, kishim një polici e cila bëri sehir, tani jemi në një agravim të situatës, kemi ata keqbërës të veshur me uniformën e policisë së shtetit. Dhe nuk mundet, është shumë e trishtë dhe është e tmerrshme që ne të shohim policinë e shtetit që sillet si bandit.

E para po të vëmë re me kujdes është që në një moment të caktuar eskalon dhe të gjitha forcat e policisë domethënë vërshojnë. Patjetër që mbase jo të gjithë forcat e policisë mund të kenë ushtruar dhunë, por aty kishte një organizim të mirëfilltë. Që do të thotë, disa mbanin kamerat larg, disa e fusnin në mes dhe disa të tjerë mbulonin atë që po ndodhte. Kështu që, nuk mund të themi që mund të ketë të bëjë me raste sporadike. Pati dhe një deklaratë të kryetarit të grupit parlamentar e cila e justifikoi, e cila e frymëzoi pikërisht dhe këto veprime të policisë së shtetit. Kam bindjen absolute që ka patur një urdhër dhe në momentin që ti gjendesh përballë një presioni shumë të madh, siç është kryeministri, dhe herë pas here po të vini re ka dhe lëvizje kaotike, që nga daljet nëpër Shqipëri duke bërë si kloun apo duke tentuar teza të pabesueshme, premtimet e djeshme që janë jo vetëm të pabesueshme por realisht e kthejnë në qesharak. Dhe në momente të caktuara mes veprimit apo mosveprimit, ti merr vendime në panik e sipër. Dhe pikërisht këtë reflektojnë dhe veprimet e policisë së shtetit të cilat do t'i dënoja me ashpërsinë më të madhe. Patjetër që edhe qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes në aspektin e ushtrimit të dhunës ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco