Për kryetarin e PD, Sali Berisha forca politike që drejton, vazhdon me ripërtëritjen.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë me zonja, vajza, gra dhe të rinj.
‘Mund të them se në këtë proces, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD me përgjegjësi të lartë reflektuan frymën e Kuvendit të PD, Kuvendit të Ripërtëritjes së saj’, theksoi Berisha.
Pra, krahas këtyre zhvillimeve, siç jeni informuar, PD mbajti mbledhjen e parë të këshillit kombëtar dhe zhvilloi zgjedhjet për kryesinë e re të PD.
Mund të them se në këtë proces, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD me përgjegjësi të lartë reflektuan frymën e Kuvendit të PD, Kuvendit të Ripërtëritjes së saj.
Dhe rreth dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë në tërësi me zonja, vajza, gra dhe të rinj.
Me këtë rast uroj të gjithë zgjedhurit suksese në detyrën e tyre që u besoi Këshilli Kombëtar.
Po falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë ata që kandiduan, bashkëpunëtorët e mi të gjithë këtyre viteve për kontributin e tyre thelbësor në PD, qëndrimet e saj.
© SYRI.net