Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre

12:30, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre.

‘Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur’, theksoi Berisha në bashkëbisedimin me qyetatrët në rrjetet sociale.

Sipas tij, dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.

Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë.

Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur.

Me gaz lotsjellës të skaduar.

Me spraj speci të përdorur për arinjtë.

Me topa uji.

Me shqelma në kokë.

Me gurë.

Me të gjitha mjetet, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve.

Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.

Në të gjithë botën, politikanët janë gjuajtur me vezë, me miell, etj.

Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe.

Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë.

Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake.

Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.

Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit.

Sot ata dalin para gjyqit.

Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco