Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

12:16, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale këtë të shtunë, 4 korrik, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nga alfa tek omega, theksoi lideri demokrat, ky raport paraqet Shqipërinë një shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me nivelet më të larta të qeverisë.

Sipas tij, çdokush që lexon raportin, konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

‘Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët’, u shpreh Berisha.

Java që lamë pas ishte një javë zhvillimesh intensive.

Për PD-në kjo javë filloi me miratimin e raportit të misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Evropiane që erdhi në datat 26-27 shkurt të këtij viti, i përbërë nga 27 anëtarë, përfaqësues të forcave politike kryesore të anëtarësuara në PPE, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e PPE.

Ajo çka mund t’u them unë ju se raporti i miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar.

Nga alfa tek omega, ky raport paraqet Shqipërinë një shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me nivelet më të larta të qeverisë.

Të kapur nga oligarkët që diktojnë çdo gjë.

Të kapur nga kartelet e drogës dhe droga.

Raporti paraqet rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. U referohet raporteve më prestigjioze ndërkombëtare të OSBE/ODIHR dhe institutit V-Dem.

Ndalet në shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore nga përdorimi i të gjitha resurseve shtetërore dhe administrative nga partia shtet.

Pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.

Rrjetet terroriste politike të patronazhistëve.

Raporti ndalet gjerësisht jo vetëm në zhdukjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe partisë në pushtet, por dhe zhdukjen e linjës dhe krijimin e fushës krejtësisht të pabarabartë në të gjithë veprimtaritë e tregut, prokurimet publike, koncesionet.

Pra një shtet i kapur në të gjitha anët.

Raporti denoncon dëmin e tmerrshëm të narkoeurove në qeverinë shqiptare, pra de fakto narkoshtetin shqiptar dhe e paraqet atë si një raport madhor sigurie për Evropën.

Në raport, një vend të veçantë zënë bllokimi i luftës kundër korrupsionit nga Edi Rama në rastin e Belinda Ballukut, e cila citohet me emër si famëzezë për veprat e saj.

Dhe po kështu drejtoresha e AKSHI-t dhe Linda e AKSHI-t.

Të gjitha pasqyrohen si qëndrime antiligjore, antikushtetuese të Edi Ramës.

Cilido që lexon atë raport konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Aty numërohen të gjitha dhunimet që i janë bërë PD-së, bllokimi i komisioneve hetimore për Edi Ramën, refuzimi i interpelancave nga Edi Rama, refuzimi i mocioneve me debat në kundërshtim me Kushtetutën dhe denoncohet gjithashtu moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dëshmi kjo e kapjes së të gjitha pushteteve nga një dorë.

Por ky raport dhe rezoluta e këtij raporti kanë një risi tjetër shumë të rëndësishme.

Ato kërkojnë dhe mbështesin krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pasi PPE bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco