Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë, fuqinë nukleare e ka populli

13:04, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa këtë të shtunë pritet një protestë masive në Tiranë, ku kërkohet prej 35 ditësh dorëheqja e Edi Ramës, kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga qytetarët mbi pritshmëritë e kësaj proteste masive, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së diasporës.

Në bashkëbisedimin me ta në rrjetet sociale, Berisha tha kjo ditë është dita e kombit shqiptar, dhe si e tillë, ëhstë populli ai që ka fuqinë nukleare.

‘Dhe mos guxo, mos guxo të tentosh të matesh me popullin. Zemërimi i popullit, hakmarrja e popullit është tashmë e mirënjohur si fuqi nukleare njerëzore’, ishte thirrja e kryedemokratit Berisha për Edi Ramën.

Bashkëbisedimi:

Klementina Guraziu: Çfarë pritshmërish keni nga protesta e sotme?

Sali Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Sot qindra mijëra shqiptarë po vërshojnë nga toka, deti, ajri, nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e botës, për në kryeqytetin e vendit, Shqipëri.

Sot është dita në të cilën Edi Rama, në rast se i ka mbetur edhe vetëm një nanogram arsye, jep dorëheqjen një minutë e më parë.

Dhe zonja Guraziu, unë dua t'i them, t'i jap dhe një paralajmërim Edi Ramës. Sepse këto ditë ai bëri një deklaratë tipike të diktatorit hakmarrës.

Ai u tha protestuesve me mburrje dhe krenari se monopolin e dhunës e kemi absolutisht ne, e kishte fjalën për shtetin.

Tashti unë dua t'i them atij, dua t'i kujtoj vetëm një gjë. Mos të të rrejë mendja se vërtet ti ke falangat e policisë dhe forcën e mjeteve të tyre.

Po dije një gjë, historia ka faktuar se fuqinë nukleare e ka sovrani, e ka populli.

Dhe mos guxo, mos guxo të tentosh të matesh me popullin. Zemërimi i popullit, hakmarrja e popullit është tashmë e mirënjohur si fuqi nukleare njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco