Lajmi i fundit

LIVE- TASK FORCE/ EPP, patronazhimi dhe 'shteti' kundër zgjedhjeve

'Rrushkulli i lënë në harresë'/ Ndoja: Bashkia mungon, banorët pastruan vetë qendrën e fshatit

'Rrushkulli i lënë në harresë'/ Ndoja: Bashkia mungon, banorët pastruan vetë qendrën e fshatit

16:42, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka ndarë një postim në Facebook, ku publikon një video nga qendra e fshatit Rrushkull, në të cilën duken godina të amortizuara dhe pranë shembjes.

Përmes postimit të tij, Ndoja kritikon gjendjen e zonës dhe akuzon Bashkinë Durrës për mungesë të mirëmbajtjes së territorit.

Sipas tij, banorët janë detyruar të pastrojnë vetë mbeturinat për shkak të një rasti mortor në fshat.

“Kjo është qendra e fshatit Rrushkull sot. Banorët e këtij fshati, për shkak të një rasti mortor, pastruan vetë territorin nga mbeturinat, për shkak të mungesës së punës së Bashkisë Durrës. Për fasadat dhe ndërtesat e shkatërruara nuk kam koment!”, shkruan deputeti demokrat në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq! Kjo është qendra e fshatit Rrushkull sot.

Banorët e këtij fshati për shkak të një rasti mortor pastruan vetë territorin nga mbeturinat, për shkak të mungesës së punës së Bashkisë Durrës.

Për fasadat dhe ndërtesat e shkatërruara nuk kam koment!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco