‘Leku i fortë, gënjeshtër’/ Guxholli: Vërshimi i parasë ilegale nga droga është në masë të madhe…

15:31, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

E ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, nën moderimin  e Arnold Karaqit, ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli u shpreh se ekonomia shqiptare po përjeton një paradoks, ku qeveria raporton rritje ekonomike, ndërsa qytetarët përballen me varfëri, çmime të larta dhe standard jetese në rënie.

Gjithashtu ekspertja shtoi se vërshimi i parasë së drogës, krimit dhe korrupsionit ka deformuar ekonominë, ka forcuar artificialisht lekun dhe ka krijuar një realitet të rremë, larg mirëqenies së shqiptarëve.

‘Paradoksi i ekonomisë shqiptare është që statistikisht raportohet rritje ekonomike 3.4–3.5%, çfarë rëndësie ka, ndërsa faktikisht ka njerëz më të varfër, ka çmime më të larta, ka një pakënaqësi në maksimum dhe fenomene të gjitha të shtrembëruara e aspak të shpjegueshme, as nga pikëpamja ekonomike, as nga pikëpamja shoqërore. Ekonomi që rritet, por kjo rritje përkthehet në varfërim’, tha Guxholli gjatë intervistës.

Gjithë kjo situatë shprehet me një pakënaqësi masive që ne e shohim tashmë në protesta, sepse asgjë nga këto shifra statistikore që publikohen nga qeverisja nuk përkthehet në mirëqenie dhe në para në xhepat e konsumatorëve. Po të flasim nga pikëpamja ekonomike, siç i referohen edhe studiues dhe ekonomistë të tjerë, ne në ekonominë shqiptare kemi një paradoks. Paradoks, i cili, siç e thatë edhe ju në pyetjen tuaj, shpjegohet me futjen e parasë së pisët në ekonomi dhe me modelin e gabuar ekonomik, tashmë të quajtur model ekonomik, që ka ndjekur kjo qeverisje.

Paradoksi i ekonomisë shqiptare është që statistikisht raportohet rritje ekonomike 3.4–3.5%, çfarë rëndësie ka, ndërsa faktikisht ka njerëz më të varfër, ka çmime më të larta, ka një pakënaqësi në maksimum dhe fenomene të gjitha të shtrembëruara e aspak të shpjegueshme, as nga pikëpamja ekonomike, as nga pikëpamja shoqërore. Ekonomi që rritet, por kjo rritje përkthehet në varfërim. Kjo rritje përkthehet në pensionistë më të varfër, në njerëz me rroga të ulëta, të varfër, dhe përkthehet bile edhe në statistika të cilat nuk përmenden dhe nuk trumbetohen aq shumë.

Si për shembull, shqiptarët janë më të privuarit në Evropë për sa i përket qasjes, aksesit që kanë në 13 artikujt e shportës, të cilët janë, si të thuash, për një ekzistencë të domosdoshme bazike. Shqiptarët e kanë rreth 35% të popullsisë me privime materiale, ndërsa Evropa e ka vetëm 6%; vendet e rajonit e kanë 10–11%, s'po ju referohem specifikisht. Pra, nga 13 elementët e shportës së domosdoshme, shqiptarët kanë qira të larta, shqiptarët nuk kanë para të shkojnë të bëjnë pushime, shqiptarët një pjesë të mirë të ushqimeve të domosdoshme, si mish e peshk, më shumë se një e treta e tyre nuk i aksesojnë dot, nuk i kanë dot, dhe nuk zëvendësojnë dot orendi shtëpiake, veshje, të kënaqin fëmijët.

Pra, kjo tregon standardin shumë të ulët dhe shumë të varfër në krahasim me Evropën, patjetër, por edhe në krahasim me vendet e rajonit. Një tjetër fenomen që shpjegon këtë dukuri, kështu mahnitëse në të parë, rritje ekonomike më e madhe se vendet e tjera, është edhe paraja informale, jo vetëm në ekonominë informale, por edhe në ekonominë formale. Futja e parasë së pisët ka sjellë dukshëm fenomenin e forcimit artificial të lekut dhe të dobësimit të euros, që edhe kjo ka përsëri një pasojë të dukshme në standardin e jetesës dhe në ekonominë shqiptare.

Është komplet e pashpjegueshme dhe të gjithë e shohin këtë paradoks të ekonomisë shqiptare. Por, nga ana tjetër, të gjithë e dinë që vërshimi i parasë së pisët nga krimi, nga korrupsioni dhe nga droga është në masë aq të madhe, sa jep një pamje të gënjeshtërt të lekut të fortë. Që leku të jetë i fortë, duhet të vijë nga forcimi i ekonomisë, dhe që ekonomia të jetë e fortë duhet të jetë një ekonomi prodhuese, produktive dhe konkurruese. Dhe jo një ekonomi e bazuar në shërbime, e bazuar në sektorin e ndërtimit, që përthith... nuk dua t'i akuzoj të gjithë ndërtuesit, e bëj gjithmonë këtë parantezë, por një numër të mirë të tyre; pra, i referohemi sektorit, përthith këto para dhe kjo para e përthithur siguron një punësim të përkohshëm, vetëm për atë kohë sa bëhet ndërtimi, dhe nuk e vazhdon punësimin e qëndrueshëm që të garantojë rritje pagash natyrore dhe dinjitoze.

Po kështu edhe turizmi që përmendët ju pak më parë. Numrat e turistëve janë "uau", shumë impresionues. Por, po të krahasojmë numrin e madh të turistëve që raportohet me të ardhurat që ata gjenerojnë në ekonomi, i bie që është shumë i ulët. Kjo për faktin se është një turizëm masiv, një turizëm i shkaktuar nga kurioziteti që ngjalli marketingu i madh që iu bë vendit tonë, bukurive natyrore, por, nga ana tjetër, në disa vite kjo mund të përkthehet në efekt negativ, sepse ardhja e turistëve këtu, mospasja e një infrastrukture të domosdoshme dhe cilësore, mund të na kthehet në bumerang, që ata të mos vijnë më dhe numri të bjerë njëherë e përgjithmonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco