Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Zhupa: Rikthyem zërin e opozitës në Këshillin Bashkiak të Sarandës, mandati i Edlira Gjidedes u fitua në gjykatë

Zhupa: Rikthyem zërin e opozitës në Këshillin Bashkiak të Sarandës, mandati i Edlira Gjidedes u fitua në gjykatë

10:28, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku këshilltarja Edlira Gjidede ushtroi për herë të parë mandatin e saj pas vendimit të gjykatës që i riktheu të drejtën e përfaqësimit.

Zhupa e cilësoi këtë një fitore për demokracinë vendore dhe për votën e qytetarëve, duke theksuar se PD e çoi deri në fund betejën ligjore për rikthimin e mandatit të këshilltares opozitare.

Deklarata e deputetes së PD Ina Zhupa, nga Këshilli Bashkiak Sarandë!

Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Zgjodha të jem pjesëmarrëse në këtë mbledhje, pasi ishte një ditë e veçantë për demokracinë vendore në Sarandë. Edlira Gjidede mori pjesë sot për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi ia rikthyem mandatin me vendim gjykate.

Ky Këshill Bashkiak ka vepruar në paligjshmëri. Ky Këshill Bashkiak u hoqi përfaqësimin qytetarëve të Sarandës, i hoqi një zë opozitës dhe sot erdhëm për ta rikthyer.

Opozita u përfaqësua edhe me Edlirën sot në Këshillin Bashkiak dhe ngriti çështjet e interesit publik, që nga arsimi, problemet e ujit të pijshëm, problemet e terminalit, parkimeve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë t’u jepet zë për qytetarët e Sarandës.

Ne treguam se, si Partia Demokratike, i shkojmë deri në fund të drejtës. Treguam se vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet nga vullneti i mazhorancës socialiste, edhe pse ajo ka votat në Këshill. Sepse e drejta është e patjetërsueshme dhe ne do t’i qëndrojmë asaj, siç i qëndruam deri në fund edhe në këtë rast.

Ky Këshill Bashkiak së shpejti do të shpërbëhet, por çdo ditë që ne do të jemi këtu, do të jemi në shërbim të interesit të qytetarëve të Sarandës. Dhe së shpejti, uroj që me votën e qytetarëve të Sarandës ta ndryshojmë këtë Këshill Bashkiak, ta ndryshojmë Bashkinë e Sarandës dhe ta kthejmë atë në funksion të qytetarëve, në funksion të së mirës publike, të interesit publik dhe jo në funksion të interesave partiake apo të interesave të oligarkëve, siç ka qenë deri tani.

Këmbë të mbarë dhe punë të mbarë, Edlira! Partia Demokratike do të jetë përherë në krah të kauzave të drejta të qytetarëve, duke i përfaqësuar ata deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco