Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

Malletzi sfidon live Bolilnon: Kërkoj falje publikisht nëse s’ke grabitur pronën publike me 4 VKM dhe...

13:35, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në PD, Jamarbër Malltezi ka zënë ngushtë gazetarin Carlo Bollino, lidhur me përvetësimin e tokës publike nga ana e këtij të fundit me VKM të personalizuar.

Gjatë një debati, jashtë dyerve të GJKKO, ku u zhvillua seanca e parë, Malltezi pyeti publikisht Bollinon, lidhur me pronën publike të cilën e ka grabitur, që në rast se nuk rezulton e tillë, është i gatshëm t’i kërkojë falje publike.

‘A e ka marrë një zotëri me 4 VKM të personalizuara apo jo? Në rast se nuk e ka marrë, unë publikisht kërkoj ndjesë publike’, theksoi Malltezi.

Tani, tokën e Begejave a e gëzojnë pronarët apo e ka vjedhur dikush tjetër? Në rast se nuk e gëzon pronari, a quhet grabitje apo nuk quhet grabitje? Kaq e thjeshtë është. A e ka marrë një zotëri me 4 VKM të personalizuara apo jo? Në rast se nuk e ka marrë, unë publikisht kërkoj ndjesë publike.

Në rast se nuk e ka marrë me 4 VKM të personalizuara, a e ka marrë për 1 euro apo ka paguar taksat? Në rast se nuk e ka marrë për 1 euro, publikisht do kërkoja ndjesë publike. Atëherë, Begejat për të marrë tokën e tyre, shkuan 14 vjet nëpër gjyqe.

Dhe disa palaço që i ka emëruar Edi Rama këtu, i thanë e ka marrë shteti. 14 vjet për të kthyer pronën. Më pas Begejat u detyruan të blinin me para, objektet e rrënuara dhe të uzurpuara. Proces i cili zgjati katër vite të tjera.

Pra, këto merr pronari i ligjshëm. Kurse ai që vjen me duar në xhepa, urdhëro ku e keni, me duar në xhepa, merr me 4 VKM brenda 9 muajsh, të personalizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco