Protestuesit përpara Kuvendit nuk kanë kursyer as ministrin e Kulturës i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke e goditur me vezë.
Teksa la ambientet e Parlamentit, për të shmangur protestuesit jashtë hyrjes kryesore, Gonxhja ka drejtuar vetë makinën, duke ikur me shpejtësi.
Pavarësisht kësaj, ministri nuk ka menduar për rrezikun që mund t’u kanosej protestuesve për shkak të shpejtësisë me të cilën po drejtonte makinën.
Por protestuesit nga ana tjetër, i janë përgjigjur me vezë arrogancës së ministrit që dhe për emërtimin që mban duhet të ishte më i kulturuar përballë tyre.
Prej 31 ditësh Tirana është përfshirë nga protestat masive ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij.
© SYRI.net