Protesta e 30-të kombëtare kundër qeverisë po vijon me një marshim masiv në rrugët e Tiranës, ku mijëra qytetarë kanë dalë për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Më heret ne marshim u bashkuan edhe eurodëputetët të cilët mbajtën fjalën e tyre para kryeministrisë.
Kolona e gjatë e protestuesve është shtrirë në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Marshimi ka mbërritur pranë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës dhe aktualisht protestuesit po kalojnë në zonën e njohur si “Shallvaret”, duke vijuar lëvizjen në mënyrë paqësore.
Gjatë gjithë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur thirrje si “Revolucion”, “Rama, jep dorëheqjen”, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Në protestë marrin pjesë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Protestuesit kanë ritheksuar se tubimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net