Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 30-të e protestës, qytetarët vijojnë marshimin

VIDEO/ Vangjeli: Qeverisja e sotme nuk shkon me demokracinë, Rama nuk duhet të vizatojë horizontin e Tiranës

21:27, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Lorenc Vangjeli gjatë diskutimit për librin ‘The Albanian Files’ ku janë listuar 523 projekte për resorte, hotele të bëra nga studio të huaja për në Shqipëri, ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës dhe mënyrës se si ai ushtron pushtetin e tij dhe si kërkon të dizenjojë Tiranën, bregdetin dhe gjithë Shqipërinë sipas mendjes së tij.

Duke iu referuar ndërhyrjeve dhe vizioneve të Edi Raamës në transformimin e territorit, Vangjeli ngriti pikëpyetje serioze mbi kufijtë e pushtetit ekzekutiv në një sistem demokratik, duke theksuar se një model i tillë do t’i përshtatej më shumë regjimeve të centralizuara në Lindjen e Mesme apo Azi, sesa në Shqipërinë që ndodhet në mes të Europës.

‘Rama nuk mund ta bëjë këtë gjë. Nëse vijmë në kohët moderne, kjo gjë mund të ndodhë me Dubain, me Katarin, në daç ju dhe me Teheranin e nesërm, po jo me Tiranën e sotme.

Nuk do të duhej të ndodhte. Mund të ndodhë me Teheranin e nesërm, por nuk do të duhej të ndodhte.

Nëse ne do të ishim në Gjirin Persik apo do të ishim diku në Azi, dhe Shqipëria të ishte një Emirat, kjo do të ishte një gjë e zakonshme dhe le të duartrokisnim të thoshim ‘Emiri ynë i ndritur’.

Në demokraci kjo nuk funksionon. Nuk funksionon dhe është e gabuar. Nuk është detyra e një kryeministri të vizatojë horizontin e Tiranës, as të vizatojë bregdetin e Shqipërisë. Dhe kjo krijon pikërisht këtë lloj konflikti.

Metoda e përdorur dhe demokracia nuk shkojnë dot paralelisht, nuk bashkëjetojnë dot me njëra-tjetrën. Dhe çfarëdo lloj justifikimi të jepet, tekstualisht për mua është shumë domethënës. Të thashë edhe një herë, është ironi apo një e vërtetë e fshehur, nuk ka pikën e rëndësisë kjo.

Kjo tregon një model i cili nuk është i përshtatshëm me demokracinë. Aq sa, nëse doni të shtyhemi ca më tej, meqenëse kjo është si një klithmë e subkoshiencës. Vjen një moment kur, mbas një kohe shumë të gjatë në pushtet, sidomos kjo ndodh vazhdimisht në Ballkan, njerëzit zgjohen një mëngjes e thonë: ‘Po mirë mo vëlla, ç'duhen këto zgjedhjet? Unë i kam bërë mrekullitë, për çfarë duhet të ritestohem edhe një herë te ca njerëz të cilët nuk kuptohen’, tha Lorenc Vangjeli në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco