I ftuar në studion e Çim Peka Live’ analisti Andi Bushati thotë se Rama e kupton që Shqipëria ka dizenjuar vetë dhe gjendet në në faqet e ‘Albanian files’ është një Shqipëri që e çon në burg dhe tani po bën rolin e të pandehurit që do avokat
"Tani për të kuptuar këtë që Rama tha të dielën në podcast, duhet kuptuar çfarë ka ndodhur një javë, dhjetë ditët e fundit.
Ne të gjithë këtu nuk e dinim ekzistencën e dosjeve shqiptare. Pra, të gjithë projekteve që ekziston.
I pari që foli për to ishte Edi Rama kur iu përgjigj asaj gazetares së CNN-it.
Pra, Edi Rama në njëfarë mënyre mori në CNN autorësinë, tha: "dëgjoni, në qoftë se doni të dini kush është Shqipëria e re, Shqipëria e re janë projektet e kësaj dosjeje, jo ata që gjenden në rrugë".
Pra, një njeri që i vë emrin e tij Shqipërisë së re, nuk ka ç'thuhet më tepër. Aq më tepër ne që e njohim Edi Ramën. Edi Rama ka kontrolluar çdo gjë që është botuar aty, ka gjetur botuesin, u ka thënë këtyre arkitektëve "na duhet një shkrim" e të tjerë e të tjerë.
Për të prodhuar një monument me shkronja të madhështisë së vet aty, siç kemi monumentin në qendër të Tiranës me kokën e Skënderbeut numër dy.
Pra, Edi Rama është autori i atij libri që sot thotë: "unë vetëm parathënien që më kanë kërkuar kam bërë". Problemi është, kush është ndryshimi midis Edi Ramës autorit, iniciatorit, nismëtarit të këtij libri dhe Edi Ramës që thotë "mua vetëm parathënien më kanë kërkuar". Është kjo protestë që ka ndodhur prej një muaji. Pra, dhe kjo na bën të kuptojmë se cila është rëndësia, pesha e kësaj proteste. Sot Shqipëria ndryshe nga dje, ka më shumë nevojë për llogaridhënie, ka më shumë nevojë... njerëzit në rrugë po e tregojnë që "ne duam të dimë kujt i çon paratë tona, ç'bën me projektet tona, ç'bën me llokmat e Shqipërisë" dhe kjo e ka detyruar Edi Ramën, nga njeriu që thotë "dëgjo, unë jam njeriu që po i zhvilloj me këta arkitektë", në njeriun që thotë "unë s'kam lidhje me këto projekte, por mua më kërkuan vetëm një parathënie". Ndërkohë që të gjithë e dinë, edhe po të shfletosh 700 faqet e atij libri e kupton, të gjithë arkitektët thonë "më ka thirrur Edi Rama, më gjeti Edi Rama në Instagram dhe më ftoi të bëj një projekt në Shqipëri, Edi Rama më lidhi me filan investitor dhe më tha bëja pak projektin këtij", e të tjerë e të tjerë.
Pra, sot Edi Rama po fshihet nga Shqipëria që ka dizenjuar vetë. Edi Rama e kupton që Shqipëria ka dizenjuar vetë dhe gjendet në ato faqet e atij librit është një Shqipëri që Edi Ramën e çon në burg. Edi Rama pasi e ka servirur për 13 vite sot po bën rolin e të pandehurit që do avokat dhe thotë jo kjo nuk është Shqipëria ime, kjo është Shqipëria që jua kanë bërë këta arkitektët" tha Bushati
© SYRI.net