Basha reagon sërish për qeverinë ‘Rama 2’: Luftë false kundër drogës, kokat e krimit mbrohen

Basha reagon sërish për qeverinë ‘Rama 2’: Luftë false kundër drogës, kokat e krimit mbrohen

16:24, 31/08/2017
A+ Aa A-

`Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot sërish në lidhje me emrat e qeverisë së re të Edi Ramës. Duke folur për luftën ndaj drogës, Basha shkruan se Rama bën luftë false, pasi koka e krimit gëzojnë mbrojtje.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Nën trysninë ndërkombëtare dhe përpara rrezikut të ndalimit të lëvizjes së lirë dhe integrimit për shkak të krimit të organizuar dhe drogës, Rama po trumbeton një luftë false kundër drogës me? shfaqje televizive.

Marifeti është shënjestrimi i figurave të parëndësishme, ndërkohë që kokat e krimit të organizuar gëzojnë mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.

Por çfarë e demaskon vullnetin e vërtetë politik të Ramës është emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme. Promovimi i tyre është triumf i krimit të organizuar në politikë.

Që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA Gramoz Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Fatmir Xhafaj është një tjetër figurë e diskredituar, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë e Italisë si një nga kokat e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Disa deputetë të tjerë të afërt të Edi Ramës në Kuvend janë gjithashtu të lidhur me krimin dhe drogën.

Mposhtja e krimit të organizuar me mbështetje dhe lidhje politike është sfida kryesore që duhet të kapërcejë Shqipëria. Kjo kërkon vetëdijësimin dhe bashkimin e të gjithë njerëzve që duan një vend normal, pa krim e drogë, me mundësi për të jetuar ndershëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miri boci31/08/2017 21:09

Per cfar flet Z.Basha kur ne kohen tende si minister lulezonte nje larazat i mbushur plot droge ? Apo tani qe tu hoqen perfitimet e tu te ndyra sulmon qeverine ? Kete sqaro se cfar l8dhjesh kw me krimin ?

Arion Meta 31/08/2017 20:40

Kan kapur nje linje politike keta dhe nuk po e leshojn me, si basha dhe berisha din vetem te baltosin cdo figure te atyre qe kan kundershtare.

Teuta Deraj31/08/2017 20:35

S'kan faje te shkretet do vetmbrohen, sa me shume ta shmangin reformen ne drejtesi ajo do kete edhe me shume sukses.

Results sariani31/08/2017 20:30

Eshte vetem sulmi radhes qe opozita e supozuar ka nisur ndaj njerzve qe din te punojne e duan te vendosin shtet si xhafaj I cili e ka treguar me Pune se eshte njeriu I duhur per are pozicion.

Alban kodra31/08/2017 20:22

Esht turp qe ky hajdut qe vodhi rrugen e kombit t flsi kot! Luft e droges eshte reale dhe te gjithe do i shohim rezultat !!!

Ylli Veliu31/08/2017 20:17

Njeriu i Reformes ne Drejtesi do sulmohet. Ktyre iu ma kapur frika ne cdo cep. I pret vetem Burgu

Demir Daku31/08/2017 20:15

E njejta histori me kte komunizmin! Por jan vetem akuza politike se sdi cte shpikin tjeter. Turp per opoziten qe kemi

Elis Qazimi31/08/2017 20:14

Ky Basha esht fundrrin fare! Po ik o turpi i Pd se je ber si gruq e keqe, tka zen frika e Reformes me duket se ke filluar te lehesh kot me kot!

Olsi quku31/08/2017 20:13

Ik o bash gjej ndonje justifikim tjt ..mjaft i re policise ne qafe dhe shqiptareve qe po punojne..merrue dicka me t lehte se sqenka opozita per tyy..

Sena bellai31/08/2017 20:12

Perseri luften politike po e bazon te drooga dhe mashtrimet per tee..i ka ardh fundii gjith pretekseve bashes per humbjet e njepasnjeshme dhe tashme akuzon dhe punen e mdersheme te policisee..bashaa ka marr fund bashk mee lidershipin e krimbur t pd...

Geri Janku31/08/2017 20:11

Genjshtra pafund nxjerr ku Basha. Ngakt ska fare kujt i ngjan. Plakushi e paska len pasardhsin, sikur te ishte vet ne krye!

Klea Hoxha31/08/2017 20:10

Njeriu i reformes ne drejtesi sulmohet politikish nga ata qe e kan frik. Iu dridhen cdo qeliz se e din fundin. I pret burgu

Rei odo31/08/2017 20:09

Vazhdon basha dhe shpif per luftera imagjinaree..harroi shum shpejt se shqipatert i thanee jo mashtrimit t tij per drogen ..ata e shohin qe po behet lufte e vertete dhe per lete arsye votuan perserii kete qeverii...

Shto koment

Denonco