VIDEO/ Berisha: Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë

20:20, 04/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Mesazhi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, lirisë dhe të vërtetave të mëdha të njeriut.

Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.

Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.

Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco