Teliti: Viti 2024, do të mbahet mend si viti kur paratë e shqiptarëve vidhen 100 për qind

Teliti: Viti 2024, do të mbahet mend si viti kur paratë e shqiptarëve vidhen 100 për qind

20:16, 04/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, duke folur në tubimin qytetar poshtë banesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, tha se viti 2024 do të mbahet mend si viti i vjedhjes 100%.

‘Rezistenca e njerëzve të lirë do të vazhdojë deri në ditën që drejtësia do të vendosur dhe deri ditën që Shqipëria të mos ketë më të burgosur politik, siç është sot kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili në mënyrë të padrejtë dhe pa prova mbahet i mbyllur vetëm për të goditur opozitën dhe shpirtin e lirë të shqiptarëve.

Liria nuk dhurohet, por fitohet.

Viti 2024 do të mbahet mend si viti i korrupsionit 100%.

Do të mbahet mend si viti kur Shqipëria regjistroi rekordin e saj Guinnes, ku nuk vidhen më paratë me afera korruptive të thjeshta siç kemi parë këto vitet e fundit, por tashmë merren paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe futen në xhepat e drejtorëve dhe shefave të tyre politikë’, tha gjatë fjalës së tij, Dorian Teliti.

TUBIMI QYTETAR:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco