‘Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi’/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, Lea Ypi ndan vargjet e ‘Revolucionit’

‘Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi’/ Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, Lea Ypi ndan vargjet e ‘Revolucionit’

16:38, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa kryeqyteti po vlon nga protestat e njëpasnjëshme dhe të tensionuara përpara godinës së Kryeministrisë, një reagim i koduar me sfond politik ka ardhur nga Londra, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri.

Autorja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë një mesazh të fortë, pikërisht në një kohë kur tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës po njohin vetëm rritje.

Image

Prej më se tri javësh, Tirana po vlon nga protestat masive, të cilat janë shtrirë edhe përtej kufijve të saj, nëpër të gjitha qytetet dhe kryeqytetet evropiane dhe botërore.

Të shtunën e 20 qershorit, diaspora shqiptare iu bashkua bashkëkombësve të saj në kryeqytetet, në protestën më të madhe që ka parë Shqipëria në pothuajse 36 vite demokraci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco