Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times.
Në një postim në Facebook, Këlliçi akuzon Ramën për fyerje ndaj protestuesve që prej 24 ditësh vijojnë protestën e pandërprerë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Postimi i plotë:
Edi Rama ndoshta është i vetmi udhëheqës që ka përdorur atë fyerje ndaj popullit të tij, siç e tha në “Financial Times”.
Edhe sunduesit brutalë e diktatorët xhelatë kanë qënë më të kujdesshëm e diplomatë dhe asnjëherë nuk i kanë thënë popullit të tyre: “Fuck You”.
Lëshimi i gjuhës në këtë mënyrë, është tregues i gjendjes së rënduar mendore të një Kryeministri që ka prekur fundin, ndërkohë që e dinte veten të praprekshëm dhe deklaronte se do të rrinte gjithë jetën në pushtet.
“Fuck You”, Edi Rama i thotë shumicës absolute të shoqërisë.
Edhe nëse nuk janë në shesh me ato qindra mijë protestues, shqiptarët janë në solidaritet të plotë me ta.
Që është kumbari i çdo afere korruptive, qytetarët nuk kanë fare nevojë ta vërtetojnë, pasi ai është shfaqur dhe ka gjurmë kudo, në tendera, koncesione, leje ndërtimi, në plaçkitjen e pasurive dhe trojeve kudo në Shqipëri.
Kur të mos ketë më pushtetin si koracë mbrojtëse e imunitet, drejtësie do t’i nxjerrë fije për pe gjithë implikimet e tij.
Qytetarët e kanë provuar në lëkurë në 13 vite se ai është kumbari i çdo zullumi, padrejtësie e arbitrariteti në vend.
Ka më shumë se 3 javë që njerëzit janë ngritur masivisht, e kanë vrarë frikën, kanë pushtuar sheshet dhe i kanë dhënë fund një sundimi dhe një sunduesi të korruptuar e të lidhur me krimin.
Të rinjtë, burrat e gratë, familjarët, profesionistët, pensionistët nuk kanë nevojë të fyejnë si ai. Ata në të vërtetë e kanë çuar në djall Edi Ramën me aksionin e tyre.

© SYRI.net