Plehrat 'mbysin' Fushë-Krujën/ Aulon Kalaja denoncon gjendjen alarmante në Larushk

14:38, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar gjendjen e rëndë mjedisore në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Duke e treguar me video gjendjen skandaloze, sipas Kalasë, zona është kthyer në një vatër ndotjeje dhe rreziku për shëndetin e banorëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore.

Kalaja: Ju përshëndes të gjithëve. Ndodhemi në fshatin Larushk, aty ku po konsumohet në fakt një masakër mjedisore. Prej shumë e shumë kohësh këto plehra, siç e shikoni në fakt në pamje, qëndrojnë me ditë të tëra këtu, dhe po kthehen në epidemi për banorët e zonës. Kam marrë disa telefonata dhe disa ankesa se si ka mundësi që nuk pastrohet e gjithë kjo zonë nga plehrat kur jemi buzë rrugës. Pra, në këtë rrugë ku jemi lidhet Tirana me Fushë-Krujën. Dhe nga ana tjetër, plehrat kanë arritur deri aty saqë kanë mbyllur edhe kanalet kulluese, siç është ky kanali këtu. Shikojmë këtu, janë plehra të cilat janë pllaka, janë ushqime të prishura, apo të gjithë plehrat e tjera që hidhen nga banorët këtu. Materiale që kanë lidhje edhe me biznesin e banorëve të zonës, që kanë lidhje pikërisht me mobileritë. Por nga ana tjetër, ajo që është më shqetësuese janë flakët e plehrave që digjen këtu. Për shkak se plehrat nuk pastrohen, banorët detyrohen që t'i vënë flakën këtyre plehrave dhe kthehet në një ajër shumë të rëndë për të gjithë banorët, sepse kjo është një zonë totalisht e populluar nga banorët. Fshati Larushk është fshat shumë i rëndësishëm i njësisë administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë, dhe të lihet në këtë lloj gjendje është e papranueshme. Prandaj, thirrje urgjente Bashkisë Krujës që të marrë masat për pastrimin e Larushkut nga plehrat, sepse po ua marrin shpirtin. Pamjet flasin vetë dhe nuk ka nevojë për koment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco