Lajmi i fundit

LIVE/ Diaspora protestë edhe në Suedi

Mijëra shqiptarë në protestë në Australi: Rama jepe dorëheqjen

13:05, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 13-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

Kërkesat kryesore të protestuesve

Sipas deklarimeve të bëra nga pjesëmarrësit në protestë, kërkesat kryesore të artikuluara gjatë tubimeve janë:

Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, të cilin protestuesit e konsiderojnë si favorizues për interesa të caktuara dhe dëmtues për pasuritë publike

Anulimi i “Paketës së Maleve”, e cila sipas tyre rrezikon zonat natyrore me rëndësi të veçantë

Heqja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, me argumentin se dobësojnë mbrojtjen e mjedisit

Rishikimi i ligjit për trashëgiminë kulturore, për të shmangur dëmtimin e monumenteve dhe vlerave historike

Mbrojtja e pasurive publike dhe natyrore, si kërkesë e përgjithshme e protestave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco