Në përmbyllje të një bashkëbisedimi online me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha falënderoi për pyetjet dhe diskutimin.
Ai u shpreh se vendimi i Departamentit të Shtetit duhet shndërruar në një mundësi për forcën e tij politike.
Berisha bëri thirrje për mbështetje të lëvizjes së tij, duke e cilësuar atë si një nismë të gjerë qytetare. Sipas tij, është momenti për bashkim dhe për rikthimin e “votës së lirë” në vend.
Sali Berisha:
Dua ta mbyllim këtë bisedë, duke u falënderuar së pari për pyetjet që ju bëtë dhe duke u ftuar ju që vendimin që mori Departamenti i Shtetit ta shndërrojmë në një oportunitet, në një mundësi të madhe për forcën tonë politike në përmbushje të misionit të saj, rikthimit të votës së lirë dhe ndërtimit të një të ardhme që meritojnë shqiptarët në Shqipëri.
Ndërkohë, përsëri lutja ime njerëzore dhe thirrja ime për çdo qytetar të Tiranës dhe të Shqipërisë, ta mbështesin me të gjithë shpirt këtë lëvizje të pashembullt qytetare.
Kurrë ndonjëherë nuk është ngritur me kaq madhështi fibra e përgjegjësisë qytetare, e të rinjve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë, fermerëve shqiptarë si kësaj here.
Ndaj dhe secili të pyesë veten, çfarë motivesh kam unë të kundërshtoj këtë regjim, t'i bashkohet kësaj lëvizje dhe në mënyrë dinjitoze të përmbysim këtë diktaturë autoritare, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën normale, në rrugën drejt të ardhmes.
Faleminderit!
© SYRI.net