Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar se Këshilli Kombëtar do të mblidhet, dhe kjo do të ndodhë sapo të zgjidhen disa probleme teknike.
Teksa u pyet nga një qytetar në rrjetet sociale gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha bëri me dije se sapo të zgjidhen këto probleme, do thirret edhe Këshilli Kombëtar.
Bashkëbisedimi:
Fatmir Topi: Doktor, a mund t'ju bëni me dije demokratëve se kur pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë?
Sali Berisha: Fatmir, po pres me padurim ta thërrasim, por kemi patur një problem teknik që po zgjidhet, jo me listat e me këto, por këtu në seli.
Dhe sapo të marrë fund, do ta thërrasim Këshillin Kombëtar.
© SYRI.net