Thirrjet "Rama jep dorëheqjen!" dhe "Rama në burg" kanë jehuar fuqishëm në rrugët e Stokholmit, teksa shqiptarët e diasporës janë ngritur në një protestë të organizuar kundër klasës politike në Tiranë.
Valës së pakënaqësisë që po zhvillohet në kryeqytetin suedez, i janë bashkuar edhe shqiptarët në qytete të tjera të botës, duke përfshirë Brukselin, Romën, Milanon, Londrën dhe Nju Jorkun, në atë që duket të jetë një lëvizje e gjerë e emigrantëve kundër degradimit të vendit amë.
Në qendër të revoltës qëndron zemërimi i thellë për tjetërsimin dhe "shitjen" e trojeve shqiptare tek të huajt, një pikë kjo që u theksua fort nga shqiptarët gjatë fjalimeve.
Emigrantët theksuan paradoksin e hidhur ku atyre u mohohet e drejta dhe mundësia për të gëzuar Shqipërinë, ndërkohë që vendi u falet të tjerëve.
Një tjetër dramë e madhe e ngritur në këtë protestë ishte rreziku i asimilimit të fëmijëve të emigrantëve dhe mungesa totale e mbështetjes nga shteti shqiptar për arsimin në gjuhën amtare.
Dhe të dëgjohet deri në Shqipëri, se prandaj jemi këtu. Është i mirëpritur, dikush që do të demonstrojë diçka gjithashtu është i mirëpritur. Thjesht për të mbajtur një rregull, do bëjmë një listë. Gjithsecili që dëshiron të mbajë fjalë apo të thotë diçka, mund të vijë tek unë ndoshta të regjistrojë emrin dhe në bazë të listës që do bëhet, do të fillojmë të gjithë me radhë të mbajë fjalën atë që dëshiron se si ndihet. Jeni të mirëpritur! Gjithashtu kemi dhe pankartat këtu, kush dëshiron të marri një pankartë këtu mund ta marri dhe ta mbajë. Janë për juve. Turma: Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Turma: Rama në burg, Berisha në burg! Rama në burg”.
Jemi në emigrim e kemi ardhur me forcat tona! Dhe duam, Shqipëria mos të shitet! Shitet Shqipëria, çdo cep i Shqipërisë është një alarm i gjallë, si mund të shitet kjo Shqipëri?! A kemi ne shqiptarë të drejtë? Neve jemi diaspora që shkojmë në Shqipëri, sepse atje duhet të kalojmë, na pëlqen të shijojmë Shqipërinë tonë! Po ku mund ta shijojmë?! Me qindra vajza të tjera që kanë lekë dhe blejnë Shqipërinë tonë! Kush ua dha të drejtën ta blejnë Shqipërinë tonë?! Nuk jam politikane dhe nuk më intereson! Po kur lexoj fjalët e një vajze 18 vjeçare që nuk ka pasur në emigrim asnjëherë të drejtë të shkojë shqiptare të flasë shqip në Shqipëri, asnjëherë! Dhe fëmijët tanë mendojnë dhe e mësojnë shqipen e tyre nëpërmjet Instagramit, apo TikTok-ut, apo ËhatsApp-it! Sepse nuk kemi një shkollë, nuk kemi një mësues!
I japin shumë lehtë tokën shqiptare! Që është një alarm i gjakut! A mund të shitet Skënderbeu?! Vëllezër, a mund të shitet Ismail Qemali?! Kush e di historinë e Ismail Qemalit?! Asnjë njeri! Të gjithë e dimë! Këta fëmijë të mi nuk e dinë tamam historinë e Ismail Qemalit kush është. Dhe më vjen keq, dhe më vjen turp, dhe më vjen të qaj e të ulëras! Pse? Sepse kam punuar 20 vjet dhe nuk kam pasur të drejtë t'i mësoj historinë e Ismail Qemalit! Historinë e Skënderbeut! Por, neve këtu në emigracion me pak mundësi, me ato mundësi që kemi, vazhdojmë me kulturën tonë dhe historinë tonë, traditat tona, ashtu siç janë edhe tre grupe shumë të bukur! Grupi i Traditave, Grupi i Arbëreshëve! Të gjithë e mbajnë kulturën tonë gjallë! E mbajnë kulturën tonë gjallë! Pa asnjë lloj mbështetjeje! Pa asnjë lloj interesi politik! Dhe mos të harrojmë qëllimin... ne jemi këtu për të biseduar. Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!
Doja të vazhdoja me diçka, dhe do doja ta lidhja me protestën e javës së kaluar që ishte e para për ne këtu në Stokholm. Por shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Deri aq sa do duhet! Deri aq sa Shqipëria të fitojë lirinë e merituar! Radhën e kaluar, spontanisht, duke parë ata pak njerëz që ishin, u rreshtuam në një formën e një rrethi. E relativizova me sofrën tonë shqiptare, që është një traditë aq e bukur dhe aq fisnike. Ajo simbolizon jo vetëm ushqimin që i jep trupit energji dhe jetë, por simbolizon bujarinë e shpirtit tonë shqiptar! Bujarinë tonë! Simbolizon njerëzillëkun tonë që mblidhemi të gjithë rreth një sofre dhe qajmë hallet tona. E pra kështu do të doja ta simbolizonim dhe këtë protestë, si atë sofrën shqiptare ku jemi mbledhur të gjithë për të qarë hallet e vendit tonë! Për të kërkuar të drejtat tona! Për lirinë, për të ardhmen e të gjithëve, për fëmijët tanë, për brezin tonë që ka ikur jashtë vendit dhe që vazhdon të iki! Vendi ynë është boshatisur dhe po boshatiset me një ritëm të tmerrshëm, marramendës, çdo ditë e më tepër! A është kjo ajo që duam?! Jooo!
A do të luftojmë për të drejtën e prindërve tanë që kemi lënë vetëm e të ngrirë në Shqipëri?! Pooo! A do të luftojmë për shëndetësinë që është në gjendje skandaloze?! Pooo! A do të luftojmë për arsimin e fëmijëve, që është i munguar prej vitesh dhe që po degradon shoqërinë tonë?! Pooo! A do të luftojmë për trojet tona, që në shekuj janë larë me gjakun e dëshmorëve?! Pooo! Ato që qeveritarët tanë, të gjithë qeveritarët, se nuk ka asnjë qeveritar, po e shesin dita në ditë, thelë-thelë, copë-copë, për interesat dhe xhepat e tyre! Dhe nuk mendojnë as për të shkuarën dhe as për të ardhmen tonë! Këto janë pak a shumë pikat që i dimë të gjithë, dhe për këtë jemi mbledhur këtu. Prandaj duhet të ngremë zërin dhe të vazhdojmë të mbështesim derisa të arrijmë qëllimin tonë të duhur. Çdo herë mundësisht, e di që kemi probleme dhe halle, të gjithë jemi familjarë, me shumë vështirësi, që po mbijetojmë, jo po jetojmë, po shumë njerëz po mbijetojnë! Nga dita në ditë mundohen dhe përpiqen! Prandaj nuk do të heqim dorë, për asgjë dhe askënd që e shet! Gjithsecili ta ketë ndërgjegjen e tij...!
© SYRI.net