Botërori 2026/ Berisha: Më shumë admiroj futbollistë të veçantë, se sa ekipe

14:19, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur edhe për Botërorin 2026 dhe preferencat e tij në futboll, duke dhënë përgjigje që u fokusuan më shumë te pasioni personal për lojtarët sesa për ekipet kombëtare apo klubet.

I pyetur nga qytetarët për një parullë të shfaqur në protesta ku thuhej “Shqipëria dhe Italia nuk janë në botëror, këtu do na keni”, Berisha u shpreh se nuk ndjek rregullisht ndeshjet e fazës së parë të turneut dhe se vëmendjen e ka kryesisht te fazat finale.

“Unë ndeshjet e para nuk i shoh. I shoh nga fundi, kur fillojnë tetë ndeshjet e fundit. Deri aty jua lë të tjerëve,” u shpreh ai gjatë komunikimit online.

Berisha theksoi gjithashtu se nuk e konsideron veten një tifoz tradicional.

Tam Tami: Doktor, më ka bërë përshtypje një parullë në protestë, 'Shqipëria dhe Italia nuk janë në botëror, këtu do na keni'. Ju për cilën skuadër bëni tifo në këtë botëror?

Sali Berisha:

Unë gjithmonë  këto ndeshjet e para unë nuk i shoh. Unë shoh nga fundi kur të fillojnë 8-ndeshjet e fundit. Aty deri aty jua lë të tjerëve unë. 
Nuk jam tifoz, të jemi të sinqertë. Jam me kombëtaren tonë, po të ishte ose të Kosovës, njëlloj. 
Kurse në këtë rast, jam tifoz me atë që luan më mirë dhe atë që fiton. Jam gjithnjë admirues i futbollistëve të veçantë të cilët në njëfarë mënyre ka ngel kujtesa që nga rinia ime, duken si supermenë në fushë. Janë të afërt me supermenin në fushë. 
Dhe nga ajo kohë unë gjithmonë kam ngel admirues jo kaq shumë i ekipeve se nuk jam specialist, po i futbollistëve të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco