Refuzimin për nënshkrimin e rezolutës për gjenocidin serb nga qeveria e Edi Ramës, kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson një akt kundër shqiptarëve.
I pyetur nga bashkëbiseduesit në rrjetet sociale, Berisha tha se Edi Rama si një ‘pinjoll’ i familjes së Enver Hoxhës, nuk i njeh sakrificat e popullit të shqiptarëve të Kosovës, ndaj dhe për këtë arsye injoron gjenocidin.
‘Dhe pastaj thotë e vendi është i shenjtë, ky vetëm atdhe nuk ka. Ky është shndërruar në këto kohë, po të them me pyetni mua, nuk ka një armik më të egër Kosova se Edi Ramën, aq sa ç'ishte Enver Hoxha dhe më shumë’, theksoi Berisha.
Bashkëbisedimi:
Alban Tirana: Përshëndetje doktor Berisha, e drejta vonoi, por fitoi ndaj padrejtësisë sorosiane. Zoti Berisha, parlamenti me shumicë socialiste dy herë e ka refuzuar gjenocidin serb në Kosovë. Kërkohet përsëri kërkesa për rezolutën në parlamentin shqiptar. Nëse shumica socialiste nuk e aprovon, atëherë Rama dhe deputetët socialistë për turpin e tyre të shpallen anti-kosovarë?
Sali Berisha: Faleminderit shumë Alban për sugjerimin.
Vlerësoj absolutisht si antishqiptar qëndrimin e tij ndaj gjenocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve. Historia nuk zhbëhet dot.
Cilido që lexon masakrat e bëra nga vitet 1870 gjer në vitin '99, gjen jo një, por gjen disa akte të tmerrshme gjenocidi ndaj shqiptarëve.
Por i kujtoj dy, jo këtë të fundit, operacionin Patkoi. Por po rikujtoj këtu vitin 1912-1913. Kur ushtritë serbe u dyndën që të shkonin drejt Vlorës dhe Durrësit për të penguar shpalljen e pavarësisë.
Shqiptarët duhet ta dinë se ishin luftëtarët e Lumës, Hasit dhe Tropojës, që u përballën, veçanërisht Luma, u përballën jo me një, por me disa divizione të hordhive serbe dhe e vërteta është njësi të mëdha të tyre në Kolosjan dhe në zona të tjera u shkatërruan në kocka.
U detyruan të tërhiqen.
Në 1912-'13-ën ata u rikthyen me një barbari që s'e kishte parë toka.
Një oficer madhor anglez që i shoqëronte shkruan se ato barbari që kryen serbët në Lumë nuk ishin përshkruar në luftërat e mëparshme. Ndiznin mullarët e barit dhe u merrnin foshnjat nënave dhe i hidhnin në flakën e mullarëve.
Në një fshat masakruan 400 e sa banorë e të tjerë, e të tjerë. Dhe ky rast, Alban, në të gjitha traktatet e gjenocidit është i njohur si gjenocidi i Lumës.
Përveçse nga Edi Rama. Ndaj dhe ne kemi bërë fjalë për gjenocid ciklik. Po masakra e Tivarit? Kur pas lufte, lufta po përfundonte, kombet po çliroheshin, serbët për të mos pasur rezistencë nga shqiptarët, mblodhën mijëra e mijëra të rinj dhe i sollën nga Morina në territorin shqiptar, Pukë, Shkodër, për t'i çuar në Tivar, në një gropë natyrale të madhe, të rrethuar nga të katër anët me mitraloza ku u grinë në një natë mijëra vetë.
Por përveç kësaj, qindra të tjerë janë pushkatuar nga Morina gjer sa kanë kaluar lumin e Bunës në Shkodër. Dhe të gjitha këto duke ju raportuar Enver Hoxhës, dhe Edi Rama i di mirë këto. Po Edi Rama i përket asaj familje, ndaj dhe injoron gjenocidin.
Dhe pastaj thotë e vendi është i shenjtë, ky vetëm atdhe nuk ka. Ky është shndërruar në këto kohë, po të them me pyetni mua, nuk ka një armik më të egër Kosova se Edi Ramën, aq sa ç'ishte Enver Hoxha dhe më shumë.
© SYRI.net