Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:36, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë të shumë nga Shkodra kanë dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit do të jetë i pranishëm në një takim me strukturat e PS së këtij qyteti.

Ata kanë zgjedhur të protestojnë përgjatë rrugës poshtë Kalasë së Rozafës, ku nuk kanë munguar as pankartat pikante kundër kryeministrit, duke i kujtuar këtij të fundit çmimet e shtrenjta që përballen shkodranët.

‘Zonja Edi Rama, zgjate pak kryet e shih sa kushton nafta në Mal të Zi’, thuhet në një prej pankartave që qytetarët kanë zgjedhur të presin kryeministrin.

Me banderola më të mëdha, qytetarët shkodranë i kanë kërkuar Ramës dorëheqjen, për skandalet që kanë shpërthyer në vend.

‘Shtet me rrogëtarë të varfër dhe hajdutë me kollare’, është citati i një tjetër pankarte.

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’, është një tjetër pankartë me të cilën shkodranët kanë zgjedhur të mirëpresin kryeministrin.

‘Kryeministri do të shesë vendin tonë, gjithë këto vende përrallore që kemi ne, është ekstreme kjo. Jo ky pushtetar s’mund të na shesë vendin tonë, asnjë. Skëndërbeu e Fishta kanë luftuar me gjithçka për të mbrojtur vendin, dhe ne do ta mbrojmë me gjak’, shprehet një protestues.

Pavarësisht protestës së tyre paqësore, Rama është kujdesur që të urdhërojë forcat e rendit për t’i penguar protestuesit shkodranë që të mos i krijojnë probleme atij rrugës për në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco