Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Skandal, protestuesit po fotografohen për t’u shantazhuar. Bushkolaj: Ja pse janë derdhur në shesh shqiptarët

18:14, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot për të nëntën ditë rradhazi me thirrjet për largimin e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama , qytetarët po mblidhen për të vijuar protestën e tyre. Përvec Tiranës, protesta janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të vendit por dhe në kryeqytete europiane ku jeton diaspora.

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në studion e ‘Task Forcë’ denoncon  se është evidentuar një prani e shtuar e individëve që fotografojnë fshehurazi protestuesit. Sipas informacioneve, këto imazhe përdoren si mjet shantazhi për familjarët e të rinjve që janë të punësuar në administratën publike, duke cenuar kështu lirinë e shprehjes dhe të protestës.

Bushkolaj tregon dhe arsyet që nxitën shqiptarët të dalin në shesh për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me Zvërnecin por dhe me keqqeverisjen e Ramës që ka varfëruar shqiptarët dhe ua ka ba bërë jetën edhe më të pasigurtë.

Prej ditësh tashmë, të paktën katër ditët e fundit se unë kam qenë pjesëmarrës pothuajse në të gjitha protestat që prej ditës së parë, kam vënë re një prani të madhe të shtuar të njerëzve që fotografojnë dhe nga informacionet që kemi këto foto i dërgohen administratës për të shantazhuar familjarët e atyre të rinjve që kanë dalë në shesh, apo nëse dikush tjetër i ka të punësuar në shtet.

 Kam përshtypjen që kemi kaluar po themi çdo lloj niveli edhe në aspektin njerëzor, pasi në fund të ditës ato njerëz aty kanë dalë për të gjithë shqiptarët.

Narrativa e Edi Ramës është që protesta atje është e përqendruar edhe e lidhur me Zvërnecin apo që debati të fokusohet tek influencerat. Nuk është ashtu. Ato njerëz nuk kanë dalë aty për Zvërnecin, pjesa më e madhe. Një pjesë e tyre ndoshta nuk kanë qenë kurrë në Zvërnec, por arsyet janë të qarta. Arsyet lidhen me shëndetësinë, arsyet lidhen me kostot e jetesës, arsyet lidhen me eksodin, arsyet lidhen me arsimin, dhe me çdo gjë tjetër që ne prekim prej vitesh. Ka një narrativë tjetër për ta shfokusuar dhe për ta denigruar këtë protestë duke u marrë me influencerat. Më bëri shumë përshtypje reagimi i një vajze për hir të së vërtetës, të cilës ia njoh shumë mirë historinë, është një vajzë 25-vjeçare, e cila pësoi një hemorragji cerebrale në kokë dhe shteti shqiptar nuk ofron një ndërhyrje që quhet embolizim, kostot e së cilës nisin në një spital privat në Tiranë nga minimumi 25 mijë euro për të shkuar pastaj në shifra të tjera që janë rrënim ekonomik për mijëra familje shqiptare. Por nuk është vetëm kjo.

Është edhe për kurimet për kancerin. Nëse kemi parasysh ngjarjen tragjike të Durrësit ku vdiqën dy fëmijë, babai i njërit prej dy fëmijëve po merrte kura për kancerin në Itali, se këtu në Shqipëri të gjithë e kemi parë atë maskaradën se çfarë është bërë tek Onkologjiku se e kemi lexuar në dosje. Dhe këto janë arsyet dhe këtu duhet të fokusohet debati. Tek ajo çfarë ka ndodhur me çmimet, me çmimet e qirave, me çmimet e apartamenteve, me çmimet e ushqimeve, por mbi të gjitha me shëndetësinë. Edhe mbi të gjitha me eksodin. Ju bën shumë përshtypje njerëzve se pse është kjo prani e madhe në sheshet kryesore të qyteteve evropiane..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco