‘Protestat po i prishin ekuilibrin’/ Paloka: Rama në hall të madh politik, sjelljet e tij tregojnë stres dhe pasiguri

15:23, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Syri TV në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi sjelljet dhe reagimet e fundit publike të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Palokës, qëndrimet dhe veprimet e kreut të qeverisë tregojnë se ai po kalon një periudhë të vështirë politike dhe po përballet me presione të shumta, ku protestat qytetare përbëjnë vetëm një nga faktorët.

Deputeti demokrat argumentoi se nervozizmi dhe reagimet e Ramës janë shenjë e një situate të komplikuar politike, duke theksuar se zhvillimet e fundit po e vendosin kryeministrin përballë sfidave gjithnjë e më të mëdha.

Intervista:

Kariqi: Opozita shumë herë i ka kundërshtuar, nuk i ka votuar, por dhe e ka kërkuar të mos kalojë në parlament dhe deri tek qeveria teknike kur nisi dje. Por dua të ndalem pak fillimisht tek Rama dhe mënyra se si kryeministri po i përcjell këto protesta. Sigurisht nuk është se presim që zoti Rama të tregojë frikë nga qytetarët edhe për arsye politike, por si i keni parë lëvizjet e kryeministrit ose sjelljen e tij... një herë i sulmoi, më pas ditën e djeshme doli dhe bënte disa veprime që nuk janë normale për një kryetar shteti, madje sot kishte publikuar në faqen e tij në Facebook një montazh ku shfaqej me minifund me lloj-lloj...

Paloka: Këto nuk janë normale për një drejtues shteti, për një burrë shteti, po për Ramën janë nëse normale. Sepse Rama ky është. Rama i vërtetë ka qenë gjithmonë ky. Vërtet në raste stresi, si ky moment që po kalon tani, Rama shfaqet me gjithë origjinalitetin e tij, por Rama ka qenë gjithmonë ky. Madje ne që e njohim që para '90-ës, e dimë që Rama ka qenë në spital psikiatrik, e ka shtruar familja vetë. Të gjithë e dinë ajo Tirana e vjetër, pavarësisht se ai përpiqet të mbulojë tash dhe të trajtohet si mashtrim. Po Rama ka qenë në spital psikiatrik. Është njeri që ka pasur probleme historikisht. Janë këto historitë qesharake që tregohen, jo ajo që ka hyrë në kalë në sheshin e Skënderbeut, që e ka treguar Kujtim Gjuzi, apo tjetra që e kam parë me sytë e mi që ka hyrë në shatërvan të Tiranës dhe bërtiste si gomar, ulërinte... Këto janë gjëra që qytetarët e Tiranës para '90-ës i dinë të gjitha. Unë ia kam thënë në parlament atij.

Kariqi: Pra nuk janë lëvizje politike këto, është i shfazuar kryeministri në këto momente po thoni?

Paloka: Jo, jo, ai është i stresuar. Domethënë, duket, kush e njeh psikologjinë e njeriut në përgjithësi, po edhe kush e njeh Ramën, e tregon... unë nuk mendoja në fakt që ai do e tregonte kaq hapur, do shfaqej kaq hapur, por nuk është vetëm ky moment. Janë ato përdredhjet që ne kemi një shprehje, gjithmonë thotë 'kërcen prifti nga belaja', dhe ai dihet po kërcen nga belaja që imiton blogerët e ku di unë se çfarë. Po ka disa momente që e tregojnë që ai është i stresuar, domethënë nuk po e kalon me qetësi, dhe kam përshtypjen nuk është e thjeshtë... protesta, sepse janë shumë faktorë. Protesta është një nga elementët, një nga momentet që ia kanë mbledhur lakun Ramës. Të jemi të qartë për këtë. Kush është vëzhgues jo shumë i hollë, s'ka nevojë të jetë shumë i hollë, po kush e njeh politikën dhe kush është vëzhgues i politikës qoftë vetëm shqiptare, e kupton që Rama është në hall të madh. Dhe këto sjellje ia shpërthejnë atë gjenin e të çmendurit, e bëjnë që të dalë në këtë rol që në fakt thashë është origjinali Rama. Unë ia kam thënë në parlament një herë, ti po mos ishe çuni i Kristaqit në atë kohë, të tjerët si ti do kishin përfunduar rrugëve si Ti Xhani. Se tash i pashë, se edhe ai mund të ketë familje, e ka familjen e tij sigurisht. Ti Xhani, se shpesh kur duan t'i thonë budalla Ramës i thonë je si Verr Llapa. Veri i shkretë ka qenë i urtë. Ti Xhani, kush e mban mend në Tiranën e vjetër, Titi ka qenë fiks si ky. I madh me trup dhe agresiv. Ngacmonte qytetarët, kurse Veri i shkretë nuk ngacmonte njeri. Titi ishte fiks si ky, ngacmonte, ishte agresiv me njerëzit, donte të provokonte, pastaj nganjëherë e gjenin dhe çfarë s'duhej ta gjenin, në fakt se i shkreti ishte në atë gjendje që ishte. Po ky thashë, po mos ishte çuni i Kristaq Ramës, në atë kohë njësoj rrugëve do ishte, ashtu dhe ky. Pra këtë kemi kryeministër. Mos habitemi dhe nuk është hera e parë që i bën. Edhe si kryeministër këto skena s'i kemi... i kemi parë të shtrihet nëpër podiume, t'u bërtiste fëmijëve, ikni e mëshini, e fotot e mia nudo e të tjera e të tjera. Thashë nuk është hera e parë që ky bën nga këto gjëra. E bën gjithmonë kur ka hall, sepse i... thashë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco