Pedagogu Lush Susaj: Mirënjohje Trump, me ndihmën e tij po ja shkulim rrënjët sorosianëve e komunizmit

20:01, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu Lush Susaj duke folur në protestën e qytetarëve para kryeministrisë, duke iu drejtuar Edi Ramës, është shprehur se janë 25 milionë shqiptarë që i kanë sytë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Susaj shprehur mirënjohje për presidentin Donald Trum.

‘Respekt dhe mirënjohje për të gjithë investitorët në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë për Bashkimin Europian, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump që po ua shkulim rrënjët me ndihmën e miqve, sorosianëve, komunizmit, diktaturës më të ndyrë të Europës’, tha Susaj në protestë.   

‘Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë kudo që jeni. Falënderojmë Zotin që më në fund zemra e çdo shqiptari ndihet e ngrohtë e me besim, sepse reagoi rinia dhe populli i kryeqytetit, e mbi të gjitha reaguan nënat e Shqipërisë dhe dolën në shesh.

Unë shpreh mirënjohje të thellë dhe mbështetje ndaj çdo protestuesi, sikurse mbështetjen më të madhe e kam për nënat e Shqipërisë që ruajtën kombin, edhe kësaj here kanë firmosur me dorën e tyre rrëzimin e diktaturës më të ndyrë 85-vjeçare.

E dyta, respekt dhe mirënjohje për të gjithë investitorët në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë për Bashkimin Europian, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump që po ua shkulim rrënjët me ndihmën e miqve, sorosianëve, komunizmit, diktaturës më të ndyrë të Europës.

Shprehim mirënjohje sepse nuk jemi 2 milion as 500 mijë. Zoti kryeministër, ministra, zyrtarë të Shqipërisë, kursejani faqen e zezë vetes, sepse jemi 25 milion shqiptarë që i kanë sytë dhe mendjet këtu sonte.

Zoti e bekoftë! Zoti e bekoftë vatrën e shqiptarit dhe farën e shqiptarit! Dhe t'i përshëndesim. Dhe kolltuku ku je hypur duke hequr nderin zvarrë, është trekëmbëshi që përdita varet kombi dhe elita. Atë trekëmbësh e keni bërë copë-copë. Ju lumtë, Zoti ju nderoftë!’, u shpreh pedagogu Lush Susaj në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco