Kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo limit, duke akuzuar qytetarët shqiptarë që po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij, se janë influencuar nga Irani. Deklaratat u bënë në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat, ku Rama u përpoq të kërcënojë Unionin, duke kujtuar influencat ruse e kineze në rajon.
Syri TV
Pasi dështoi t'ia faturonte grekëve dhe kundërshtarëve politikë organizimin e protestave qytetare të ditëve të fundit, Kryeministri Edi Rama ka shpikur një tjetër armik, që sipas tij qëndron pas protestave që kanë përfshirë në ditët e fundit kryeqytetin, Tiranën.
Nga Tivati, ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka akuzuar qytetarët që po protestojnë prej ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e tij, se janë influencuar nga Irani.
"Kjo, para së gjithash, ka të bëjë me një luftë hibride. Ka armiq të vendit. Ne i njohim ata dhe kushdo që njeh historinë tonë i njeh. Iranianët, të cilët prej kohësh janë angazhuar në sulme kibernetike kundër nesh dhe kanë shkaktuar aq shumë dëme sa ne u detyruam t’i dëbojmë, janë pjesë e kësaj.
Ata po ndihmojnë në përhapjen e narrativës se projekti nuk është ai që thuhet se është, por një marrëveshje mes meje dhe Bibi Netanyahut, e organizuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezë nga Gaza në Shqipëri" tha Rama.
Në një kohë kur Bashkimi Europian ka vendosur kushte të reja për integrimin e Shqipërisë, që lidhen me luftën kundër korrupsionit, imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe zgjedhjet e lira, Rama ka kaluar në sulme dhe kërcënime ndaj Unionit, duke sjellë në vëmendje interesin e Kinës dhe Rusisë në rajon.
BE-ja duhet të gjejë kurajën për një moment të ri si ai i Helmut Kohlit: të gjithë bashkë rreth tryezës, secili duke përmbushur detyrat e veta për të marrë më shumë përgjegjësi dhe përfitime. Nuk u thua fëmijëve: "Qëndroni te fqinjët derisa të jeni gati të hani me ne". Sepse njëri mund të njohë gangsterë rusë në lagje, tjetri mund të magjepset nga kukullat kineze, e kështu me radhë. Jo. Fëmijët duhen mbajtur bashkë.
Rama iu shmang kërkesës kryesore të qytetarëve që kërkojnë largimin e tij, duke thënë se nuk ka çfarë të negociojë me ta për sa kohë që ende nuk ka një projekt konkret për Zvernecin.
© SYRI.net