Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas reagimit ndaj Presidentit Begaj të një familjari të policit që humbi jetën në Korçë gjatë një operacioni policor.
“Qeveria të japë shpjegime e të mbajë përgjegjësi, meqë ditën e djeshme në Kuvend zgjodhi heshtjen!”.
“Përse u dërguan efektivë të paspecializuar dhe të pambrojtur për të arrestuar një kriminel të rrezikshëm me precedentë të theksuar penalë”, shtron pyetjen deputeti demokrat.
Postimi i plotë:
Kjo është më shumë se një pyetje e familjarit të policit të ndjerë…
Është akuzë e një qytetari të ndershëm e të thjeshtë shqiptar!
Qeveria të japë shpjegime e të mbajë përgjegjësi, meqë ditën e djeshme në Kuvend zgjodhi heshtjen!
Përse u dërguan efektivë të paspecializuar dhe të pambrojtur për të arrestuar një kriminel të rrezikshëm me precedentë të theksuar penalë?!
Duhet drejtësi për Enea Makollin!
Ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjes, miqve e dashamirësve.
© SYRI.net