Lajmi i fundit

Kelvis Jahaj, deputet i Ballukut në SPAK

Pula e Stalinit edhe mitingu në Vlorë!

Pula e Stalinit edhe mitingu në Vlorë!

14:49, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Irena Beqiraj

Një ditë bashkëpunëtorët e Stalinit, të shqetësuar për zhvillimin e revolucionit rus dhe vuajtjeve që po kalonin njerëzit, i shprehën shqetësimin e tyre dhe i kërkuan atij të bënte me ta një takim për të gjetur zgjidhje. Stalini, i cili i priti në shtëpinë e tij, i ftoi të hynin në oborrin e shtëpisë, ku ai kishte disa pula.

Pa thënë asnjë fjalë, diktatori mori njërën prej tyre, e shtrëngoi fort dhe pak e nga pak filloi ta rrjepë atë të gjallë, pa i bërë aspak përshtypje dhimbja dhe vuajtja që po ndjente e shkreta kafshë. Sapo mbaroi së rrjepuri të tërën, e la në tokë, ashtu të copëtuar, të trembur dhe të frikësuar nga vuajtjet që sapo kishte kaluar.

Diktatori u largua prej saj, mori një grusht gruri në dorë dhe filloi ta hidhte grurin, pak nga pak, pranë këmbës së tij. Pula, pavarësisht vuajtjeve që kishte pësuar, vrapoi me shpejtësi, duke iu afruar për të ngrënë grurin që Stalini po hidhte gradualisht pranë këmbëve të tij.
Udhëheqësi sovjetik shikoi bashkëpunëtorët e tij dhe iu tha: “Ja, kaq e thjeshtë është të qeverisësh budallenjtë.

A e patë se si më ndoqi pula pavarësisht dhimbjes që unë i shkaktova asaj?

Kështu ne VLONJATËT nuk mund të sillemi si pula e Stalinit. Ne nuk mund të duartrokasim për faktin e thjeshtë sepse marrim një lëmoshë ose një kothere bukë për të shuar urinë për një ose dy ditë, ndërkohë që na transferojnë në emër të zhvillimit në duart private bregdetin , ishullin malin , portin.

Ne na ka dalluar respekti për veten!
Nuk detyrohemi askujt, asgjë.

Varfëria nuk vjen ngaqë jemi të pazhvilluar, provincialë , dembelë siç na quan, apo nga mali siç na quajnë investitorët strategjik që falcifikojnë pronat edhe shfrytëzojnë pronën publike edhe e marrin atë pa garë , as se nuk ka mjaftueshëm vila, pallate e resorte, që na kanë bindur gabimisht se janë zhvillim.

Ne jemi të varfër sepse jemi shëndruar në të paaftë për të menduar përtej vetes, familjes, jetës private. Maksimizimi i përfitimit afatshkurtër për familjen e ngushtë, duke injoruar tërësisht përfitimet (dhe kostot) afatgjata si dhe çdo ndikim tjetër që vjen nga jashtë familjes, është mjerimi i vërtetë ku jetojmë .

Ndaj braktisini, bojkotoni mos shkoni në mitingun e njerëzve që për një rrogë me të cilën nuk shtyni dot dy javë, valvisin mbi kokat tuaja flamujt e një melankolie të trishtueshme edhe askush nuk mund të thotë se aty rron një popull që ndërton për vete diçka të re.
Ne jemi të aftë të valvisim FLAMURIN E ZHVILLIMIT që ndërtohet për ne edhe me pjesëmarrjen tonë, që u trashëgohet fëmijëve tanë , edhe mos harroni që gjyshrit tanë në kaluarën kanë treguar që ne dimë ta bëjmë këtë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco