Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer mikun e tij pocar, Adrian Dule duke e bere pronar të një parku fotovoltaik. Në kembim të përdorimin të studios se mikut të tij per oret krijuese, Rama i ka dhene leje ndërtimi për një impiant fotovoltaik shoqërisë “3X Energy”, ku miku i ne 2025 u bë bashkëpronar. Dule i bleu 10% të kompanisë vellait të ish deputet socialist Xhindoli, me nje vlere qesharake 10 mijë leke të reja.Kjo ngre dyshime se vendimet e Këshillit të Ministrave kthehen në favore të personalizuara, jo në politika transparente për qytetarët
SYRI TV
Në orët e para të Vitit të Ri 2019, kryeministri Edi Rama u tregoi qytetarëve se kalonte orët e tij krijuese në poçarinë e mikut të tij, Adrian Dule, ku, siç tha ai, bujarisht mirëpritej pa qera.
Por, Rama është nga ata që e di shumë mirë shprehjen amerikane se “nuk ka drekë falas”.
Dhe ai i paguan qiratë, vetëm se jo nga paratë e veta, por me leje e licensa që ka në dorë si kryeministër.
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi lejen për ngritjen e një impianti fotovoltaik për shoqërinë “3X Energy”.
Kompania është themeluar në Shkurt 2025 nga Agim Xhindoli, një biznesmen që ka vizituar studion e postcast-id të Edi Ramës, “Flasim”, njëkohësisht vëllai i ish-deputetit socialist, Mevlan Xhindoli.
Në Shtator të vitit 2025, Xhindoli i shet 10 përqind të aksioneve të kompanisë “3X Energy”, për një vlerë 10 mijë lekë të reja tek Adrian Dule.
Artisti Dule, i njohur më shumë si një përpunues qeramike dhe që nuk ka pasur kurrë lidhje me infrastrukturën apo energjetikën, papritur bëhet ortak në një kompani me objekt ndërtimin e impianteve fotovoltaike.
Lëvizja nuk ka qenë edhe aq e pamenduar.
Në 28 Maj 2026, kryeministri, në cilësinë e kreut të Këshillit të Ministrave, miraton vendimin “Për miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni, me vendndodhje në zonën kadastrale 3268, fshati Savër, Bashkia Lushnjë, nga shoqëria “3X Energy”.
Sipas vendimit qeveritar, afati i operimit të këtij centrali do të jetë gjysëm shekulli. Në këtë mënyrë, miku i tij i vjetër artist, Adrian Dule, bëhet shumë shpejt pronar fotovoltaiku.
© SYRI.net