Një tjetër shtet anulon koncertin e reperit amerikan Kanye West (i njohur si Ye). Këtë herë është Itali, duke shtuar listën e shteteve që kanë reaguar ndaj deklaratave të tij të mëparshme kontroverse, ndryshe nga Rama I cili për këngëtarin po ngre një stadium i posaçëm me paratë e shqiptarëve.
Italia ka ndaluar dy koncerte të planifikuara për muajin korrik në qytetin verior të Reggio Emilia, ku do të performonin reperët amerikanë Kanye West dhe Travis Scott, njoftuan autoritetet të shtunën, 30 maj.
Prefekti lokal, Salvatore Angieri, urdhëroi anulimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi rendin publik dhe sigurinë, përfshirë mundësinë e protestave.
Kanye West, i njohur edhe si Ye, është përballur me një valë anulimesh në Evropë këtë verë pas viteve të deklaratave antisemite, përfshirë komente vlerësuese për Adolf Hitlerin dhe publikimin e materialeve me simbole naziste, shkruan Reuters.
Ndërkohë, Travis Scott ka qenë nën vëmendje për çështjet e sigurisë në koncertet e tij që prej tragjedisë së vitit 2021 në festivalin Astroëorld në Houston, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Scott ishte planifikuar të performonte në “Pulse of Gaia Festival” më 17 korrik në arenën RCF me kapacitet 103 mijë vendesh, ndërsa Ye do të ngjitej në skenë një ditë më pas.
Angieri deklaroi se vendimi u mor pas kërkesave të grupit të konsumatorëve CODACONS dhe komunitetit hebre në Modena dhe Reggio Emilia, të cilët kishin shprehur veçanërisht shqetësime lidhur me Ye.
Autoritetet përmendën si arsye të ndalimit afërsinë kohore mes dy koncerteve dhe fluksin e madh të spektatorëve që pritej brenda 24 orëve. Ata theksuan gjithashtu anulimin e koncerteve të tjera të Ye në Evropë dhe “rrezikun konkret” të protestave.
Në prill, Britania e Madhe i refuzoi hyrjen Ye-së me argumentin se prania e tij nuk do t’i shërbente interesit publik. Më vonë po atë muaj, ai shtyu edhe një koncert në Marsejë, pas raportimeve se qeveria franceze kishte kërkuar ta bllokonte atë, ndërsa koncertet në Poloni dhe Zvicër u anuluan gjithashtu.
Ye, i cili ka kërkuar falje për deklaratat e së kaluarës, mes të cilave - “Unë e dua Hitlerin” dhe “Unë jam një Nazi” duke thënë se ato lidhen me çrregullimin bipolar të patrajtuar.
Ndërkohë në Kashar ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë reperin kontrovers Kanye West më 11 korrik në Tiranë.Strukturë e posaçme që synon të presë deri në 60 mijë spektatorë
Koncerti është planifikuar për 11 korrik në Tiranë, në një strukturë të përkohshme që pritet të arrijë deri në rreth 60 mijë spektatorë. Ishte vetë kryeministri Rama qw njoftoi koncertin. Qeveria e paraqet këtë si një moment kthese për skenën kulturore shqiptare, duke e lidhur me ambicien për të tërhequr emra të mëdhenj ndërkombëtarë. Megjithatë, ajo që mungon në komunikimin zyrtar është konteksti i plotë që shoqëron këtë artist në vitet e fundit.
© SYRI.net