Ish deputeti i CDU-së, Volkmar Klein, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin Kombëtar u shpreh se Partia Demokratike është një aleate e rëndësishme e Kristian Demokratëve në Evropë dhe ndan të njëjtat vlera mbi lirinë, dinjitetin e individit dhe demokracinë.
Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit politik mes palëve dhe vlerësoi rolin e opozitës shqiptare në proceset demokratike të vendit.
Klein u shpreh se Shqipëria ka potencial për të ecur më mirë se në situatën aktuale, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një kusht thelbësor për zhvillim, stabilitet dhe prosperitet afatgjatë.
Fjala e tij:
Në fund, jemi shumë të nderuar që të kemi dy përshëndetje nga kristiandemokratët. Ju faleminderit shumë, i nderuar zoti Kryetar, i nderuar zoti Berisha. Të nderuar miq, të dashur miq, mirëdita. Është kënaqësi të kthehem në Shqipëri dhe është fantastike që më kanë ftuar në kuvendin tuaj të mrekullueshëm. Dhe është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e Kristian Demokratëve, por gjithashtu edhe nga Kancelari, zoti Merz, i cili është kryetari i partisë tonë dhe një mik i imi i afërt; ju përcjell urimet e zotit Merz.
Për ne në Gjermani, si Kristian Demokratë, është e rëndësishme të dimë që të kemi aleatë që ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë. Dhe pikërisht këta jeni ju, aleatë që mendojnë si ne. Faleminderit shumë për këtë. Ne duhet të nxisim më tej bashkëpunimin. Partia juaj me sukses i ka dhënë formë Shqipërisë në të kaluarën, dhe Sali Berisha personalisht ka meritat për këtë. Në të njëjtën kohë, i dashur Sali, më vjen mirë të mësoj se ti ke edhe Partinë e Vogël Republikane, si dhe mikun tonë Fatmir Mediu në krahun tënd. Së bashku, ju e futët Shqipërinë në NATO. Kjo ka qenë një arritje e madhe në të kaluarën, por shërben si një gur themeli edhe për të ardhmen.
Kjo është e rëndësishme sepse për të fituar zgjedhjet e kaluara nuk mjafton… maksimumi mund të konsiderohet si një burim i besueshmërisë. E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është t’i japim optikën për të ardhmen, dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur. Si pjesë e familjes së partive tona, në bazë të lirisë dhe të dinjitetit për çdo individ, së bashku me pragmatizmin ekonomik, kjo do të përcjellë optikën e së ardhmes.
Po, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më mirë sesa në qeverisjen aktuale. Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për një paqe dhe prosperitet të përhershëm. Partia Demokratike na ka ne si Kristian Demokratë, si aleatët e vet më të ngushtë. Shqipëria e ka Gjermaninë si mik, dhe unë personalisht jam i lumtur të jap kontributin tim të vogël. Le ta forcojmë këtë miqësi. Së bashku, le të arrijmë më shumë për vendet tona përkatëse dhe për Evropën, dhe ju jeni pjesë e Evropës.
Jo vetëm që ne kemi një trashëgimi të përbashkët në Evropë, por gjithnjë e më tepër duhet të jemi pjesë e Evropës në të ardhmen. Shqipëria dhe Gjermania të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin. Faleminderit!
© SYRI.net