Bardhok Doda, koordinator për Partinë Demokratike në Itali dhe koordinator për Forca Italia për shqiptarët në Itali foli për rolin e rëndësishëm që Partia Demokratike i ka dhënë diasporës shqiptare
Ai bëri thirrje diasporës të jetë e bashkuar e sa më e unifikuar që të kontribuojë dhe më shumë për demokracinë, për të ardhmen e kombit shqiptar sepse sot është në ditën më të keqe me largimet që po i ndodhin nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës.
"Sot është një ditë e veçantë për Kuvendin Kombëtar, por sidomos për shqiptarët në tërësi. Paparashikuar të majtë apo të djathtë, të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të arrijmë ditën më të bukur që është të çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani që po e mbyt sot për sot"
Përfaqësimi i diasporës është një nga pikat kryesore në Kuvendin Kombëtar të ditës së sotme. Ju jeni një prej tyre, vini nga radhët e tyre. Çfarë mendoni se ka bërë dhe duhet të bëjë më tepër Partia Demokratike në këtë drejtim?
"Partia Demokratike ka bërë shumë për diasporën, sidomos me 15% është një diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe ne e falënderojmë Partinë Demokratike, falënderojmë kryetarin tonë, liderin tonë zotin Sali Berisha, për këtë mundësi që po i jep diasporës dhe diaspora duhet të jetë sa më e bashkuar, e sa më e unifikuar që të kontribuojë dhe më shumë për demokracinë, për të ardhmen e kombit shqiptar sepse kombi shqiptar sot për sot është në ditën më të keqe me largimet që po i ndodhin nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës" tha Doda në intervistën për Syri Tv.
© SYRI.net