Sekretari i PD-së për emigracionin në Athinë: Besimplotë se njerëzit me vlerë do të marrin drejtimin e PD-së

Sekretari i PD-së për emigracionin në Athinë: Besimplotë se njerëzit me vlerë do të marrin drejtimin e PD-së

10:54, 30/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i PD-së për emigracionin në Athinë i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së tha se është detyrë e demokratëve për të ripërtërirë PD-në për tu përballur regjimin e qeverisë Rama.

Ai u shpreh besimplotë se njerëzit me vlerë do të marrin drejtimin e PD-së.

"Vijmë nga Athina, jam Sekretari i Partisë Demokratike për Emigrantët e Athinës. Kemi ardhur në një grup prej nja 15 vetash. Është detyra jonë sot, me këtë regjim që kemi dhe përballë këtij regjimi, që të bëjmë lëvizjet tona.

Është detyra jonë sot, përballë këtij regjimi, që të bëjmë lëvizjet tona. Besoj se sot njerëzit me vlerë do të marrin drejtimin e PD-së, sepse sot jo vetëm PD-ja, por edhe Shqipëria vuan nga narko-shteti, nga vjedhjet, nga çmimet e larta, nga eksodi dhe nga largimi i qindra mijëra emigrantëve që largohen nga Shqipëria. Dhe do të jetë detyrë e jona emergjente, me kthimin e PD-së në pushtet, që njerëzit të vijnë prapë dhe të plotësojnë vendet boshe që po ikin gjithë ditën. Ne jemi një shtet i vogël, një vend i vogël, dhe nuk besoj se na leverdis që të vijnë nga jashtë dhe të zënë vendet tona. Ju përshëndes, ju uroj gjithë të mirat si televizion, respektet më të mëdha"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco