Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 19 maj të kthejë për hetim çështjen penale në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, duke faktuar se SPAK ka kryer hetime të cunguara për të shpëtuar Irenën me 5 mbiemra.
BIRN ka zbardhur detyrat që gjykata i ka ngarkuar SPAK në lidhje me këtë çështje.
Aty bie në sy pikërisht një skandal i denoncuar publikisht nga kryetari demokrat, Sali Berisha.
“Gjyqtarja Marinela Osmani konstaton se nga SPAK nuk janë kryer veprime hetimore që kanë qenë të diktuara nga ecuria e hetimeve të kryera dhe e fakteve të konstatuara. Sipas gjyqtares, në kushtet kur kallëzuesit gjatë gjykimit parashtruan rrethana dhe paraqitën prova që lidhen me objektin e kallëzimit, pyetja e tyre është një veprim hetimor i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të shteruar dijeninë që kanë mbi rrethanat e pretenduara. Ndërkohë, gjykata vëren se gjyqtarja Irena Gjoka është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen, por procesverbali nuk rezulton të jetë nënshkruar prej hetuesit. Për rrjedhojë, është urdhëruar që të përsëritet marrja e deklarimeve të gjyqtares Irena Gjoka,” raporton BIRN.
“A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin.
Tani, që një procesverbal, një dëshmi, do u përgjigjet pyetjeve ai që është thirrur, pa diskutim. Por që hetuesit, Toni Gramo dhe Elton Kërluku, nuk e kanë firmosur. Është për Guiness, miq. Dosje gjyqësore e dërguar në gjykatë. Pse nuk e kanë firmosur? Nuk kanë dashur të firmosin mashtrimet e Irenës me 5 mbiemra,” deklaroi Berisha.
© SYRI.net