Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Buzhala: BE po kërkon të mbajë në garë edhe Shqipërinë, për shkak të gjeopolitikës

22:26, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka kritikuar gjendjen e sistemit të pronësisë dhe zhvillimeve institucionale në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të pakuptueshme për standardet evropiane.

Duke folur për procesin e integrimit evropian, Buzhala tha se Shqipëria po mbahet ende në garë për shkak të rrethanave gjeopolitike, ndryshe nga disa vite më parë kur, sipas tij, vendi do të ishte lënë jashtë procesit për shkak të problemeve të brendshme.

Sipas Buzhalës, qëndrimet brenda Bashkimit Evropian nuk janë të njëjta ndaj Shqipërisë. Ai tha se disa vende të Evropës Jugore, si Spanja, Franca dhe Italia, shfaqen më pozitive, ndërsa Gjermania dhe Holanda mbeten më skeptike ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë.

‘Për shembull, për një evropian, madje dhe për një kosovar, mbivendosja nuk ekziston si nocion, vetëm në Shqipëri ekziston. Pronë e mbivendosur, t'i thuash çfarë është kjo?

Qysh është mbivendosje kjo? Domethënë a kupton? Ky është realiteti i egër domethënë. Asnjë investitor nuk e ka ndërmend, domethënë se këtu i mbyllin disa tema në katastrofa, në gjëra në mënyrën më primitive të mundshme.

Këto gjëra i ka harruar edhe Ballkani, jo Evropa. Me plot detyra.

Pra, unë po e shoh kur e lexon këtë gjënë, ti e sheh që okej, po duan me të mbajt në garë, para pesë viteve me këto dështime s'të kishin mbajt në garë, domethënë para 5-6 viteve të kishin braktis. Tash po duan me të mbajt në garë për shkak të gjeopolitikave.

Për shkak, megjithatë është pak, bota latine po ka ndikim më shumë si Franca, Italia. Bota gjermane është pak më skeptike, është shumë më skeptike.

Ndoshta qysh e pashë unë, pastaj edhe nga komunikimet me disa prej personave që kanë informata rreth kësaj gjëje, e ke Spanjën, Francën, Italinë që janë më shumë pozitive për Shqipërinë.

E ke Gjermaninë, Holandën që janë më shumë negative për Shqipërinë’, tha Berat Buzhala ndër të tjera në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco