Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Fati i Erion Veliajt në dorën e Sokol Sadushit, çfarë do të ndodhë më 28 maj në Gjykatën e Lartë

21:18, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë çështjen e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Kolegjit Penal, duke kërkuar një shqyrtim të arsyetuar nga Gjykata e Lartë. Më 28 maj pritet seanca në Gjykatën e Lartë për kërkesën e Veliajt për ndryshimin e masës “Arrest në burg”. Menjëherë pas vendimit ka reaguar deputeti Belind Këlliçi që thotë se po i hapet rruga lirimit të Veliajt dhe po legjitimohet korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.

Nga SYRI TV

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kthejë në Gjykatë e Lartë dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia lënë ‘topin’ në dorë Sokol Sadushit për lirimin ose jo të Erion Veliajt.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me 5 vota pro dhe 3 kundër, vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Erion Veliajt dhe të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Lartë çështjen e masës së sigurisë dhe mbajtjes së tij në kafaz xhami.

Sipas Kushtetueses, masën e sigurisë për Velijan, ende nuk e ka shqyrtuar Gjykata e Lartë dhe për këtë arsye ajo e ka vendosur dërgimin në këtë gjykatë.

Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur të cilin gjykata me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në recurs nga kërkuesit.

Në përfundim gjykata, me shumicë votash, vendosi, pranimin e pjesshëm të kërkesës, shfuqizimin e vendimit datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Mënjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili e ka cilësuar vendimin si buzëqeshje të institucioneve të drejtësisë ndaj korrupsionit dhe hapje e rrugës për lirimin e Veliajt.  

Tanimë, është Gjykata Kushtetuese që shërben, e njëjta që e ktheu në detyrë edhe pse kryebashkiaku ka 13 akuza mes të cilave; korrupsion, fshehje pasurie, dhe pastrim parash. Sot, Kushtetuesja ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që ta rishohë masën e arrestit me burg, pra i ka dhënë Sadushit mundësinë që të veprojë tanimë sipas motivit partiak dhe miqësisë personale me Veliajn. Ky vendim, nuk është një zhvillim i mirë për vendin. Është një dritë jeshile për korrupsionin e abuzimin me detyrën. Është një tjetër goditje që i jepet SPAK e punës që kjo strukturë e posaçme ka bërë në rastin e Veliajt.

Në 28 maj, Gjykata e Lartë ka caktuar një seancë për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës ‘Arrest në burg’. Mbetet për t’u parë nëse institucioni që drejtohet nga Sokol Sadushi do t’a marrë parasysh që në 28 maj vendimin e Kushtetueses apo në një seancë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco