Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Çështja e detit me Greqinë, patate e nxehtë’, Zhulali: Konfliktin, Rama mund ta përdorë si alibi për…

18:33, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa qeveria ka trumbetuar me të madhe një progres të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, e vërteta e fshehur në raporte duket se është krejt ndryshe.

E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali tha se një dokument thelbësor në kuadrin negociator me Bashkimin Europian, përmban një detyrim eksplicit dhe të drejtpërdrejtë: detyrimin që shteti shqiptar ta zgjidhë përfundimisht marrëveshjen e detit përpara anëtarësimit të plotë.

Ky kusht, i mbajtur sipas saj në errësirë të plotë nga kryeministri dhe i zbuluar vetëm nga ish-ministri i Jashtëm pas largimit të tij, e detyron qeverinë të lëvizë gurët për të mbyllur këtë dosje.

Përtej detyrimeve ndërkombëtare, shprehet Zhulali, kjo marrëveshje është kthyer në një "patate të nxehtë", të cilën kreu i qeverisë po përpiqet ta përdorë si një alibi të përsosur për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e rënda të brendshme, si krimi dhe korrupsioni.

Mungesa e thellë e transparencës, theksoi ndër të tjera ekspertja, e thellon edhe më tej skandalin publik.

Sipas saj, nuk ka asnjë autorizim të plotfuqishëm nga Presidenti i Republikës për ndonjë grup negociator apo kompani për të përfaqësuar Shqipërinë.

Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e rrëzoi marrëveshjen e parë duke vendosur korniza të rrepta, nuk lë asnjë hapësirë manovrimi.

Të gjitha problemet edhe ato që ka ngritur opozita ishin në këtë raport me një gjuhë aq të drejtpërdrejtë sa asnjëherë nga Bashkimi Europian. Dhe duke e parë veten në këto lloj kushtesh të vështira, Edi Rama tani do përpiqet të rikuperojë marrëdhëniet qoftë edhe me Greqinë, qoftë edhe duke bërë lëshimet e veta. Do ta kuptojmë ditët e ardhshme, ndoshta dhe muajt e ardhshëm se çfarë synon të bëjë me Greqinë. Por me këtë dosje, ai e ka kthyer vetë në një patate të nxehtë, qoftë kur ishte në opozitë, qoftë tashmë në qeveri, duke luajtur për interesa të tjera, të palëve të tjera. E ka provokuar disa herë Greqinë, duke synuar ndoshta edhe një lloj sjellje agresive të Greqisë në BE që ai më pas ta përdorte si alibi. Por në fakt, Greqia përgjatë gjithë këtyre viteve nuk ka pasur asnjëherë një veto ndaj Shqipërisë për çështje politike, përfshirë këtu dhe çështjen e detit. Kështu që, duke qenë se Rama nuk e ka këtë, pra atë alibi që thotë që ne u bllokuam për faj të Greqisë, u përpoq që ta servirë si lajm në disa media, por nuk i eci. Tani e rikthen në vëmendje, por do ta shikojmë nëse synimi i rikthimit të kësaj çështje në vëmendje është për ta çuar atë drejt zgjidhjes reale, apo për ta përdorur edhe një herë si alibi për shkak të problemeve që ai ka me çështje të tjera politike këtu, krimin, korrupsionin e të tjera.

Ne jemi të gjithë në befasi këtu sepse ai nuk bën transparent asgjë. E mbani mend në kohën kur diskutohej marrëveshja me Greqinë se si ai u përpoq që ta anashkalonte përgjegjësinë e tij për të udhëhequr negociatat e kësaj marrëveshje, dhe thoshte asokohe që Presidenti Ilir Meta është ai që ka bllokuar negociatat sepse nuk i jep plotfuqinë kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, se Edi Rama atëherë ishte edhe ministër i jashtëm nëse e mbani mend, edhe kryeministër. Gjë që nuk ishte e vërtetë në fakt, dhe këtë presidenti Meta atëherë pati bërë edhe publike. Pati çuar dhe një letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pati bërë transparencë të plotë edhe me palën greke, kur shpjegonte që në fakt në tryezën e presidentit nuk ka ardhur asnjëherë një kërkesë për autorizimin e ri pra, të një grupi negociator që do të udhëhiqej nga kryeministri Rama për të vazhduar negociatat me Greqinë. Kështu që gjërat që atëherë kanë mbetur në këtë nivel. Ne kemi patur më pas deklarata të vullnetit të mirë të palëve që duan të shkojnë në gjykatë, por kemi parë dhe një vendim të Këshillit të Ministrave që paguan një kompani. Por edhe për atë kompani, kjo është e gjitha e dyshimtë sepse çdo palë që do të merret me negocimin e marrëveshjes do të duhet të ketë plotfuqinë e Presidentit të Republikës, një. Brenda plotfuqisë së Presidentit të Republikës, askush nuk mund të dalë jashtë apo përtej kornizës që ka përcaktuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Është përcaktues sepse i tillë ka qenë vendimi i gjykatës, që nuk lë shumë hapësirë për manovrim. Është shumë i kufizuar dhe askush nuk ka të drejtën që të lëshojë një autorizim që shkon përtej këtij vendimi që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Por ne sot dimë që nga Presidenti i Republikës nuk kemi një plotfuqi për të autorizuar askënd. Asnjë grup negociator, asnjë kompani të huaj dhe askënd që të përfaqësojë interesat e Republikës së Shqipërisë në raport me Greqinë në lidhje me këtë marrëveshje. Se çfarë do të vijojë përtej kësaj, nëse do të jetë ministria, se si rregull është Ministria e Jashtme që udhëheq negociatat, pavarësisht se kë do të marrë si kompani ndihmëse ndoshta qeveria shqiptare. Por këto negociata do të duhet të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme, në krye të të cilit institucion tashmë është edhe një ministër që ka një problematikë të veten edhe individuale, sepse ka qenë në të njëjtën kohë si ai që ka udhëhequr negociatat, si kryenegociatori i marrëveshjes së parë, por siç është denoncuar edhe nga Tedi Blushi, ka qenë dhe ai që e ka denoncuar njëkohësisht marrëveshjen. Pra ka një rol të dyshimtë se çfarë interesash ka mbrojtur ai kur në rolin e atëhershëm, dhe kjo e bën edhe të dyshimtë edhe sot rolin e tij.: Në të gjitha kuptimet është patate e nxehtë.

E para, sepse Edi Rama do të duhet që ta mbyllë këtë çështje përpara çdo procesi të, si të thuash, afrimit në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë. Është sepse kuadri negociator i Shqipërisë, është një dokument që është në fuqi, është dokumenti më i rëndësishëm në fuqi mes nesh dhe BE-së, e ka të përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë, eksplicite, detyrimin që Shqipëria ta zgjidhë këtë marrëveshje me Greqinë. Rama nuk e ka bërë asnjëherë të ditur për publikun. Ka qenë vetëm ish-ministri Bushati që e ka përmendur këtë pasi iku nga ministër dhe pasi u largua nga Partia Socialiste. Por qeveria është përpjekur që ta errësojë plotësisht këtë detyrim. Ky është një detyrim që ne kemi në kuadrin negociator për të cilin dhe qeveria ka rënë dakord. Dhe tani Edi Rama duhet të manovrojë dhe të zgjedhë çfarë rruge do të ndjekë për ta zgjidhur çështjen. Jo, nuk është puna se kërkon Greqia. Kjo është diçka që duhet zgjidhur gjithsesi mes vendeve. Nuk është në interesin e të dyja palëve. Se duket sikur interes për këtë marrëveshje ka vetëm Greqia. Ka Shqipëria interesin e vet patjetër, që të mund të shfrytëzojë hapësirën e vet detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco