Gjykata Kushtetuese riktheu për rigjykim në Gjykatë të Lartë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej shkurtit 2025.
Po a po shkohet drejt lirimit të tij?
Gazetari Basir Çollaku I ftuar në studion e ‘Task Forcë’ në Syri Tv e lexon kështu:
”Janë të koordinuara. Ka një tendencë që nga nisma për të rikthyer, kolaudimin e masave të sigurisë për emrat e pushtetit. Ajo që vë re unë është, ka një trysni në rritje ndaj Edi Ramës nga të pandehurit e brendshëm të tij, nga të pandehurit e qeverisë. Ja Veliaj, Beqaj, Kaçaniku, Balluku, ka plot tani që nuk i mbaj mend në regjistër.
Gjithë ky presion që vjen nga qelitë, vjen nga puna e përbashkët korruptive që ata kanë bërë me Edi Ramën. Dhe ata ushtrojnë një trysni të madhe sepse gjysma e të pandehurve është jashtë, gjysma e të pandehurve është brenda, ndërkohë që duhet të ishin të gjithë brenda për nga veprat që kanë bërë."
Çollaku shpreh rezerva dhe ndaj SPAK lidhur me hetimet ndaj Erion Veliajt.
“Tek rasti i Veliajt, ne shohim si ende struktura e posaçme nuk ka sjellë akuzë për veprat e rënda, ata pretendojnë se janë ende në hetim të pambaruar. Këtu ne shohim që Veliaj ka sulm për të larguar një prokuror, Ols Dadon për çështjen e emërimit.
Se ç'lidhje ka kjo çështja e datës me akuzat ndaj Veliajt... nja 13 copë plus nja 13 a 20 të tjera të pathëna akoma, ndërkohë që janë shumë vepra penale të rënda në Bashkinë e Tiranës në dijeninë time edhe Teatri Kombëtar pret të ketë zhvillime me emra konkretë, për akuzat.
Pastaj çështja e ndërtimeve pa leje, e banesave sociale, e shumë të tjera, e inceneratorëve, e ndërtimeve të Ndranghetës. Pra ne kemi njerëz të dënuar atje nga Ndrangheta për atë që bashkëpunonin me bashkinë edhe me ndërtimet këtu.
Shoh një lloj anemie të strukturës së posaçme në drejtim të këtij të pandehuri, ndërkohë që hetimet janë kthyer në familjen Veliaj pak më intensive tek i vëllai i tij, Arbër Veliaj, tek bizneset e tij.
Nuk kemi transparencë në mënyrën se si paguhet e gjithë kjo histori, sepse ke aty një avokat amerikan, një britanik, apo është Plarent Ndreca, ky akuzuari tjetër që turnin e parë është i pandehur, turnin e dytë është avokat mbrojtës. Ndaj e them që e gjithë kjo regji ka të bëjë edhe me dosjet e shumta që janë në prag për t'u shpërthyer” tha Çollaku.
© SYRI.net