Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Territorialja e 2014, më e kritikuara’, Boçi: Qytetarët kërkojnë rikthimin e shërbimeve pranë vendbanimeve

16:53, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reforma territoriale e vitit 2014 po përballet me kritika të ashpra, duke u zbuluar si një skemë e mirëfilltë politike që ka dëmtuar rëndë shërbimet ndaj qytetarëve.

I ftuar në një intervistë në Syri Tv në edicionin e pasdites, deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht bashkëkryetari i Reformës Territoriale, u shpreh se dëgjesat e hapura me qytetarët kanë nxjerrë në dritë një realitet të hidhur: ndarja e re ishte thjesht një "kostum hartash" i vizatuar për kalkulime elektorale, duke prishur balancat natyrore e historike të zonave të ndryshme.

Sipas tij, nga takimet e zhvilluara me komunitetet, pakënaqësia e qytetarëve ka kapërcyer çdo bindje politike, qofshin të majtë apo të djathtë, kërkojnë thjesht rikthimin e shërbimeve pranë vendbanimeve të tyre.

 Paradoksi më i madh qëndron te fakti se, pavarësisht se taksat paguhen njësoj në të gjithë Shqipërinë, shërbimet mbeten thellësisht të pabarabarta. Zona me identitet të fortë si Konispoli apo Hasi po kërkojnë me ngulm të ruajnë përfaqësimin e tyre, të bashkuar rreth interesit të komunitetit.

Boçi u ndal edhe në një tjetër anomali që është vërejtur me bashkitë e mëdha. Përfaqësuesit e tyre kërkojnë edhe më shumë territore, edhe pse qeveria qendrore u ka marrë ndër vite kompetencat kryesore, si planifikimi urban, menaxhimi i mbetjeve apo i vijës bregdetare. Shpeshherë, bashkitë e vogla, theksoi ligjvënësi demokrat, kanë dëshmuar efikasitet më të lartë se qendrat e mëdha.

Të dhënat tregojnë se një bashki e vogël si Shijaku performon më mirë se Durrësi, pavarësisht buxhetit shumë më të madh të këtij të fundit. E gjithë kjo situatë, theksoi Boçi, bie në kundërshtim të plotë me standardet evropiane, të cilat diktojnë se distanca e qytetarit nga qendra e shërbimeve nuk duhet të kalojë 30 minuta.

Në mediat që kontrollohen, në një pjesë shumë të madhe të tyre gati 90%, nuk ka shumë zë reforma territoriale edhe ky ka qenë dhe mbetet interesi i mazhorancës për ta mbajtur në profil të ulët debatin për reformën territoriale. Që në realitet lidhet me atë që ju e transmetuat, ka një shqetësim real, konkret qytetar që dëshmohet dhe transmetohet nëpërmjet dëgjesave publike, pa bërë anëtar. Dhe këtu duhet të themi një të vërtetë, ka qenë insistimi i komisionit, i pjesës së komisionit të Partisë Demokratike në komisionin e reformës territoriale për të insistuar në këto dëgjesa. Propozimi i parë ka qenë vetëm dëgjesa në rang drejtuesish, këshilltarësh, zyrtarësh, administratorësh.

Ndërkohë që Partia Demokratike insistoi në dëgjesat e karakterit publik në sallat e përbashkëta ku hyrja është e lirë për çdo qytetar, por edhe për atë pjesë të administratës, bashkisë, drejtorëve, duam që ky format që ka një lloj pariteti përfaqësimi, të jetë dhe më pak politik në kuptimin që ne presim kërkesa nga komunitete të caktuara që t'i drejtohen komisionit për të realizuar dëgjesa në komunitetet e tyre që kanë pretendime të ndryshme për reformën. Qoftë pretendime që lidhen me shërbimet e munguara, me mungesën e përfaqësimit, me shërbimet jo cilësore kur ato janë, por që lidhen edhe me kërkesa për një përfaqësim territorial sepse është thyer identiteti i tyre kulturor, historik, shpirtëror, territorial dhe pse jo ekonomik.

Sepse reforma e 2014-ës, midis shumë problematikave, në problemin kryesor goditi në zemër të saj funksionalitetin e territorit, duke i veshur territorit një kostum që nuk i bënte, sepse ishte një kostum hartash, thjesht vizatime politike. Ishin kalkulime që ta heqim këtë pjesë, këtë njësi administrative se kjo na prish balancën këtu, ose këtë ta bashkangjisim me këtë tjetrën pasi përfitohet nga votat e majta dhe gjithçka u interpretua në këtë kalkulim politik. Ndërkohë që ajo që është e qartë për të gjithë sot, që në fakt publiku e merr, duket qartazi që ka një shqetësim qytetar për këtë ndarje të 2014-ës, pavarësisht asaj pjese të bukur që mundohet ta vizatojë qeveria.

Ka kundërshti, njerëzit duan që të ketë një optimizim, një rritje të numrit të bashkive, jo si sfidë politike që e duam rritjen sepse ne jemi të PD-së dhe e ka kërkuar PD-ja. E duam sepse duam që të kemi afër shërbimet, të kemi afër qendrën e bashkisë, që ne të vazhdojmë të ndjekim ato specifika që ka territori ynë dhe që shërbimi të jetë afër, që përfaqësimi i zonave të caktuara të jetë i konkretizuar, që të ketë llogaridhënie. Të ndryshe që qytetari të ketë një derë ku të trokasë, ku kërkon diçka, por edhe kërkon të drejtën e tij, jo thjesht kërkon një shërbim, kërkon të drejtën e tij dhe kur është bërë keq kërkon të dijë se çfarë po ndodh.

Është më e shtrirë. Më e shtrirë, njerëzit janë lodhur nga ajo kupola politike dhe e shprehin dhe aty, 'boll, unë s'kam interesin tim, po e majtë, është e majtë, e djathtë, është e djathtë, por unë dua shërbimin e bashkisë aty ku duhet dhe dua që të më shërbejë'. Sepse tarifat, taksat, të gjitha i paguajmë njësoj në Shqipëri, si ai që është në Tiranë, ai që është në Elbasan, ai që është në majë të malit, ai që është në buzë të fushës dhe buzë detit, por shërbimet i marrin ndryshe. Edhe nuk kanë më durim të dëgjojnë politikën që thotë kjo është më e drejtë apo kjo tjetra është më e gabuar.

Dhe kërkesa vjen unilaterale, pavarësisht nga mënyra si shprehet. Sepse dihet përfaqësuesit e së majtës kanë një lloj ngërçi në kuptimin e daljes publike të tyre, dihet sulmet që iu bëhen, dihet mënyra se si reagojnë pastaj ato që me të drejtë quhen sot institucione vendore apo qendrore ndaj tyre, por e përkufizojnë kërkesën e tyre pak a shumë, 'të ruajmë për shembull Konispolin'. Thotë, 'sigurisht që duhet ruajtur Konispoli, ka identitet të fortë edhe kombëtar, nacional, ose të ruhet Hasi për shembull'. Janë bashkë edhe të majtët dhe të djathtët, nuk ka diferencë në Has pse është bashki e vogël.

Dhe komunitetet nuk kanë diferenca politike në qëllimin e tyre të përbashkët, dhe duhen përshëndetur për atë unitarizmin dhe solidaritetin që kanë për të mirën e tyre në fakt që i shërbejnë në këtë formë edhe territorit edhe vendit edhe vetes së tyre. Dhe këtë e kemi parë edhe në takime të tjera të ndryshme. Dhe ata që kërkojnë që bashkia të zmadhohet, janë çuditërisht drejtorët e mëdhenj të bashkive, ata që xhirojnë fonde apo nënkryetarë bashkish që e ndërtojnë argumentin e tyre mbi lëvdatat e asaj çfarë ato punojnë përditë dhe nuk e realizojnë sepse qytetarët iu thonë të kundërtën. Kryetarët e bashkive të vogla dhe të mesme, madje këtu ballafaqohet edhe për performancën që matet nga institucione të caktuara të specializuara apo shoqatat e bashkive. Një shembull për shembull, kur pati një përplasje Shijaku me Durrësin dhe performancat sipas raporteve zyrtare janë më të mira për Shijakun sesa për Durrësin.

E ta mendosh që Durrësi ka një bazë mbledhje të ardhurash taksore dhe tarifore shumë më të madhe, që do të thotë edhe te bregdeti, por këtu janë kompetencat pastaj, që qeveria përcakton hapësirat e bregdetit, që qeveria ndërhyn në planifikim urban, qeveria hyn në menaxhim mbetjesh dhe hyn në të gjitha llojet e menaxhimit të pyjeve. Pra vetë qeveria e cila e trumbeton sukses reformën e 2014-ës, është ajo që nga 2014 deri tani iu ka marrë kompetenca bashkive në mënyrë absurde dhe të vazhdueshme. Dhe sot në këtë situatë, i nxit ata që të kërkojnë rritjen e sipërfaqes që ato administrojnë. Ndërkohë që ka dy elementë shumë të rëndësishëm evropianë, mos të themi tre elementë. Që është distanca, Evropa e përcakton që distanca e një qytetari fundor nga qendra duhet të jetë 30 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco