Ndotja e ajrit në Tiranë ka arritur nivele alarmante, duke tejkaluar disa herë normat e sigurisë, ndërsa ekspertët fajësojnë ndërtimet pa kriter, industrinë dhe trafikun e rënduar për përkeqësimin e situatës.
Ambientalisti Sazan Guri, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Kariqi, deklaroi se ndotja në kryeqytet është pasojë e politikave të gabuara urbane dhe mungesës së kontrollit mjedisor nga pushteti lokal dhe qendror.
Sipas tij, ndërtimet e shumta në Tiranë janë një nga burimet kryesore të ndotjes, pasi shumica e kantiereve janë të hapura dhe çlirojnë sasi të mëdha pluhuri në ajër. Guri tha se matjet e kryera nga ekspertët tregojnë se ndotja është deri në 7-8 herë mbi normat e lejuara.
Ai theksoi se ndikim të madh kanë edhe fabrikat e çimentos në Fushë-Krujë dhe metalurgjia në Elbasan, ndotja e të cilave transportohet drejt Tiranës nga era. Sipas Gurit, problem mbeten edhe mijëra fabrika të vogla pa kontroll ekologjik, si dhe përdorimi masiv i automjeteve private për shkak të transportit publik joefikas.
Ambientalisti kritikoi gjithashtu parkingjet nëntokësore në qendër të Tiranës, duke i cilësuar si një “gabim fatal” që rrit ndotjen në zonat më të populluara të qytetit.
Sipas tij, zgjidhja kërkon politika të reja urbane, ndërtimin e parkingjeve në periferi dhe një transport publik funksional që do të reduktonte trafikun dhe ndotjen në kryeqytet.
Guri:
Unë mendoj se arsyet janë njerëzore, janë të qeverisjes, janë të politikave që ndjek, në rastin konkret, edhe ajo lokalia, Tirana, bashkia, por edhe politika e madhe që ndjek qeveria. Konkretisht, shkaqet që ndotin janë ndërtimet e pafundme, ku lejohet përsëritja, se ndonjëherë bëhet edhe babëzia, por edhe nënë e dreqit, përsëritja. Ndërtimet e pafund, që në vitet '90 deri në vitin 2000, shkatërroheshin Tirana, Shqipëria për t'u ndërtuar, quhej si proces normal. Në vitin 2000 deri në 2010-ën, u ndërtuan pallate pa fund, ku kryetari i bashkisë së asaj kohe, sot kryeministër, në metastazë, në figurinë thoshte pluhuri, ndërtimi, është një erë e pastër.
Po, e pranojmë edhe atë. 2010-2020, ndërtimet kanë kaluar çdo cak, nuk ndërtohet më për shqiptarët. Sidomos nga 2020 e sot, ndërtimet janë rreth 320 pallate të reja me 40,000 apartamente të reja që nuk i blen askush, që ndërtohen jo për shqiptarët. Pra, ne marrim atë që ju jeni të shqetësuar me të drejtë, marrim ndotjen, bllokimin, mbetjet, pluhurin. Dhe ju thatë 3 herë, unë do të thosha nga matjet që ne kemi bërë, është mbi 7 herë, mbi 8 herë nga norma. Pra, pluhuri që vjen nga ndërtimet, të cilat unë nuk kam parë ndonjë pallat të mbuluar tek ne, tek-tuk shihet një pallat i mbuluar që do të thotë pluhuri fle brenda.
Ndërkohë që 80-90% e ndërtimeve janë me skele, të hapura, që do të thotë se është një shkak, ndoshta nga më kryesorët për ndotjen e Tiranës. Shkak tjetër që do vijmë te ajo masat që mund të merren që ju pyetët, është fabrikat e mëdha që Tirana ka si në veri fabrikat e çimentos, që për fat të keq era fryn nga veriu dhe i sjell në kryeqytet, dhe si në jug që është metalurgjia që punon natën dhe për fat të keq prapë era fryn në jug i themi ne, pra veriu dhe juga që fryn merr dy kombinatet, dragonjtë e ndotjes.
Ajo ishte metalurgjia dhe ajo që quhet fabrika e çimentos në Fushë-Krujë. Dhe njerëzit mendojnë që meqë janë larg, vështirësia e erës është 5, apo 10, apo 12 km në orë, do të thotë që për gjysmë ore, i gjithë pluhuri i fabrikës së çimentos, për 20 minuta vjen e fle në Tiranë. Aq më tepër që Tirana është gropë. E njëjta gjë pluhuri që vjen nga metalurgjia vjen e bie fle në të, kalon, aq më tepër që është një tunel tani i Krrabës e të tjera, dhe vjen fle pluhuri i metalurgjisë fle në Tiranë. Përpos atyre vendeve si Badashesh apo Elbasan.
Shiko, unë për Tiranën fola. Shkaku është në Elbasan dhe në Fushë-Krujë, por ndotja është në Tiranë thashë unë. Shkaku është në Kombinat, ku landfildi, gjoja në thonjëza landfild, pra dampa, vendhedhja e plehrave është në Kombinat, apo çik më tutje e Kombinatit, nga fshati Vaqarr. Po ndotja është në Tiranë, or djalë i mirë. Po flas për ndotjen e Tiranës, shkaqet. Po flas për 3000 fabrika në Tiranë që nuk kanë kontroll ekologjik, inxhinierik, mjedisor. Janë 3000 fabrika të vogla, që një ministër i caktuar, i përjashtuan për t'i kontrolluar vetë në mënyrë bashkiake, i përjashtuan nga kontrolli ekologjik apo mjedisor.
Pra, janë 3000 fabrika të vogla që nuk ndotin si dragonjtë që thashë Fushë-Krujë apo Elbasan, ndotin nga pak por janë të shumta në numër. Po e bëjnë këtë ndotje. Vjen ndotja që vjen që Tiransi endet në kryeqytet, lëviz me automjete, ku transporti publik është 10%, 20% i transportit individual. Pra, ti sheh 80-90% e njerëzve që lëvizin me automobil privat, ndërkohë që vetëm 10% e tyre lëvizin me transport publik, që duhet të ishte e kundërta. Që ti të lëvizje me makinën tënde me katër rrota për raste emergjence, urgjence, apo katër njerëz, që kanë një problem, një hall, një specifikë, ndërkohë që transporti publik lëviz me 10 deri në 12 km në orë që është ndotje. Sepse dinamika e një qyteti matet me shpejtësinë mesatare të transportit publik që duhet të kapi 45 deri në 55 optimale km në orë.
Këtu të lëviz me 7 km në orë transporti publik. E para, gjen shpejtësi të ulët dhe e treta, edhe kur lëviz, lëviz, ndal, që ndot më shumë. Ke parkingjet në Tiranë. Parkingjet në Tiranë, si ajo në qendër që këta i sollën në qendër parkingjet, këta çfarë bëjnë? Që parkingu hyn e del me 5 km në orë. Atje kur e ndez ai nën parkim, bën një ndotje që del në lartësinë e njeriut, nga oxhaqet që kanë ato, janë oxhaqe 1-2 metrosh, që nxjerrin frymën, parkingun.
Gabime fatale! Ky 10 vjet përpara unë kam qenë ai që kam luftuar kundër atij që po bën një gabim fatal që bota e kuptoi. Për ne ishte më e mirë që s'kishim bërë, ama do bënim atë, nuk do bënim gabimin e Parisit, e Stambollit, e Nju Jorkut që thanë 'na falni o popull se gabuam që i bëmë në qendër'. Sepse si zgjidhet? Zgjidhet me parkingje në periferi, në çdo hyrje të Tiranës, ta zëmë tek ish-Shqiponja, ta zëmë te Kombinati i tekstilit, ta zëmë te TEG-u, dhe transporti publik kryhesh si në Luksemburg, kryhesh pa lekë. Kryhesh me biçikleta, me motorra me bateri, me autobusë të lirshëm, të shpejtë dhe të shumtë e të tjerë, të cilët nuk do ndotnin, dhe mund të ishin pa lekë autobusat, sepse ai e merrte lekun te atyre që kishin automobila, e merrte në parkingjet nëntokësore në periferi të Tiranës. Kjo do të thotë që të kesh politika.
© SYRI.net