Partia Demokratike ka mbyllur procesin e referendumit të brendshëm, ku anëtarësia ka votuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të forcës më të madhe opozitare në vend.
Sipas të dhënave të bëra publike nga komisioni organizator, pjesëmarrësit në referendum kanë votuar pro vijimit të drejtimit të Partisë Demokratike nga Berisha.
Disa caste më pare, kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, gjatë një deklarata për media tha se Sali Berisha është konfirmuar në detyrë me 37341.
LEXO EDHE: Referendumi për kryetarin e PD, Sali Berisha konfirmohet me 37341 vota pro
Rezultati është konsideruar nga mbështetësit e tij si një “mesazh i qartë politik” dhe një konfirmim i mbështetjes që ai gëzon brenda bazës së partisë.
LEXO EDHE: Referendumi për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD, mbyllet procesi i votimit
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, atmosfera jashtë selisë së PD-së u kthye në festive.
© SYRI.net