Procesi i votimit për lidershipin e Partisë Demokratike është mbyllur zyrtarisht në orën 18:00 në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke përfshirë degët në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Dropull dhe Përmet.
Raportimet nga terreni tregojnë për një proces të qetë dhe me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë, i cili ka nisur rregullisht që në orën 08:00 të mëngjesit.
I pranishëm gjatë këtij procesi ishte edhe deputeti demokrat i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu.
Në një prononcim nga qendrat e votimit, Shehu e cilësoi procesin si krejtësisht normal dhe në përputhje të plotë me rregullat statutore të partisë.
Ai theksoi se tashmë ka nisur faza e numërimit të fletëve të votimit në çdo degë, ndërsa komisionet po punojnë me seriozitet maksimal për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.
Pjesë nga deklarata:
"Ka qenë një proces krejt normal, në përputhje me të gjitha rregullat statutore, me një pjesëmarrje të lartë, i cili tashmë është mbyllur në çdo degë.
Kudo po bëhet numërimi i fletëvotimeve dhe rezultati atje ku po punon komisioni i qendrës së votimit të degës së Gjirokastrës dhe patë që anëtarët e komisionit po punojnë me seriozitet.
© SYRI.net